Kush është këngëtari i njohur që ka dalë në listën e hakerave iranianë, nuk do e besoni! (Foto)

Emra të njohur nga fusha të ndryshme, duket se janë pjesë e listës së publikuar nga hakerat iranianë.

Këngëtari i muzikës popullore, Spartak Xhaferraj rezulton gjithashtu si pjesë e kësaj liste.

Këngëtari është bërë i njohur me këngën e titulluar “Qejf o qejf i qerrata”, por nuk dihen ende arsyet pse figuron emri i tij në këtë listë me të dhëna.

Sot hakerat “Homeland Justice” publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX?

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit.

MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Publikimi i sotëm dekonspiron gjithçka dhe e zhbën këtë sistem.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...