Fansja ngjitet në skenë dhe befason këngëtarin shqiptar, por reagimi i tij bën xhiron e rrjetit

Koncertet e këngëtarëve janë të mbushura me surpriza e të papritura.

 

 

E një surprizë duket se e kishte rezervuar edhe një fnase për Yll Limanin, i cili këtë verë është komentuar shumë për kiminë e tij me Elvana Gjatën.

 

Gjatë koncertit të fundit nga artistit nga Kosova një fanse është ngjitur në skenë duke kapur të papërgaitur truprojat. Ajo ka vrapuar drejt Yllit, e ka puthur e përqafuar duke u larguar më pas.

 

Edhe pse i kapur në befasi, Ylli e ka kaluar me qetësi situatën, duke i dhuruar me delikatesë një përqafim. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale ku komentet pozitive për Yllin kanë qenë të shumta.

 

 

Kjo vjen pas videos virale të Yllit me Elvana Gjatën. Dy artistët kanë realizuar së fundmi një koncert të përbashkët, ku si gjithnjë Elvana ishte veshur me shumë stil por edhe shumë provokuese. Këngëtarja kishte zgjedhur një body blu që ekspozonte format e saj për tu patur zili.

 

 

Teksa po performonte me Yllin, Elvana ka provokuar me disa lëvizje duke kthyer shpinën nga ai dhe turma. Në këtë moment, Ylli nuk ka duruar dot dhe ka bërë disa shprehi në fytyrë që u shoqëruan me brohoritje teksa janë bërë virale në rrjetet sociale. Dhe sigurisht njerëzit i japin të drejtë- Elvana është Elvana.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...