E RËNDË, DIGJEN MBETURINA NË VARREZAT E RRMAJIT

Ndodh shpesh që në lagjen Skenderbeg ne Shkodër i gjithë qielli mbulohet nga tymi i djegies së mbeturinave nga banoret apo bizneset në zonat industriale ku dhe përhapet në ajër duke krijuar shpërbërje toksike prej së cilës një përqindje e lartë shndërrohet në karbon, e ky i fundit ka rrezikshmëri të lartë të kancerit.

Ajo që përben gjithashtu problem është fakti qe djegia e mbeturinave gjate natës ndodh dhe tek varrezat e Rrmajit, të cilat janë dhe monument kulture.

Kisha katolike që menaxhon këto varreza ka kontraktuar një kompani private, e cila mirëmban dhe ruan varrezat e Rrmajt. Për këtë kjo firme ka pajisur këto varreza me ndriçim dhe me kamera sigurie 24 orë por me sa duket gjatë natës ndotja e ajrit nuk bën pjese në mirëmbajtjen e varrezave.

Kujtojmë se në këto varreza banorët denoncuan djegie masive të mbetjeve shumë pranë varreve me date 9 nëntor 2018, ku në atë kohë firma mori masa të menjëhershme duke zhvendosur mbetjet në vendet e caktuara të grumbullimit të tyre.

 

Me poshtë video e realizuar me date 3 Tetor 2022 ora 22:20.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...