Më ngriti në këmbë kur isha i “paralizuar”, Noizy i shpëton karrierën këngëtarit shumë të dashur për publikun

Në një kohë kur ishte në kulmin e suksesit të tij, Altin Sulkut iu desh të shkëputej për disa vite nga muzika.Duke folur për këtë, gjatë një interviste që dha së fundmi, artisti tha se shkëputja ndikoi shumë keq në karrierën e tij, megjithatë falë Noizy-t, me të cilin ka lidhje familjare, u rikthye fuqishëm.

 

“Në vitin 2008 – 2014 u shkëputa për arsye familjare dhe më bëri shumë keq. Falë vëllait tim Noizy, ka qenë shtylla ime kryesore, më ngriti në këmbë nga i “paralizuar”.

 

Ia ndjeja mungesën në çdo moment. E kisha me qejf, këndoja mes miqsh. Dhe këto vite i kujtoj e keqja nuk harrohet kollaj”, tha ai.

 

“Në lidhje me Noizyn ka qenë një fat i madh për mua. Kam dhe kolegë të tjerë të mirë, por besoj që rinia që me ndjek më ndjek falë Noizyt.

 

Tani kemi edhe një bashkëpunim tjetër me të, javën tjetër kemi xhirimet. Duhet ta them, publikun rinor unë e fitova fal tij”. – shtoi Altini.

 

Ai tregoi se kënga e Noizyt “Moj e Mira” ishte një nga këngët që ka bërë që Roali të lëviz në barkun e Landës gjatë kohës që ishte ende shtatzënë. “Sa herë që vendosim gjuante me këmbë”, tha Altini.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...