Me lot në sy Bora Zemani tregon për periudhën e vështirë të jetës: Babai u sëmur, shtëpinë i morën

Bora Zemani ishte e ftuar në “Më lër të flas”, ku përveç projekteve të reja dhe karrierës, preku edhe jetën personale.

 

 

Bora rrëfeu si rrallëherë edhe për periudhën e jo të lehtë që i është dashur të kalojë në fëmijëri, mes vështirësive ekonomike, por jo vetëm. Ajo tregoi se babai i saj u sëmur kur ajo ishte e vogël, gjë te cilën Bora e ka përjetuar shumë keq.

 

Veç kësaj, Bora rrëfeu se në periudhën e trazirave të vitit 1997, familjes së saj i morën edhe shtëpinë që kishte në Tiranë.

 

Sot Bora tregoi se të gjitha vështirësitë kanë kaluar dhe është shumë e lumtur për këtë.

 

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete.

 

Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- tregoi Bora Zemani.

Receta e qofteve më të shijshme që keni ngrënë në jetë

Kjo është receta më e vjetër e përgatitjes së qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë. Duhen vetëm 20 minuta për t’i gatuar.   Përbërësit: 60...

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë e ndryshimeve të rëndësishme, lajme të papritura, por pozitive do të përfshijnë jetën tuaj, duke...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...