“I gjej çakmak në xhep”, nipi i jep fjalën gjyshes: Të kërkoj falje, do bëhem djali që ti ëndërron

“Ka Një Mesazh Për Ty” i bëri pak ‘lëmsh’ gjyshërit e thirrur nga nipërit e mbesat e tyre në studion e programit të Tv Klan, “E diela shqiptare”.

Sigurisht, asnjë prej tyre nuk e njihte tjetrin dhe nuk kuptonte se çfarë i lidhte së bashku deri në momentin që në ekran u shfaqën nipërit dhe mbesat.

Secili prej tyre do t’i drejtojë një mesazh gjyshes apo gjyshit të tij dhe i pari është Njazi. Siç rrëfeu më herët, është rritur nga gjyshërit dhe mamaja që prej divorcit të prindërve, por ka një lidhje më të fortë me gjyshen Verore.

Njazi: Desha ta falenderoja për çdo gjë që ajo ka bërë për mua deri më sot, për të gjithë mundin që ajo ka hequr. Desha t’i kërkoja falje për çdo lot që ajo ka derdhur për mua, për çdo gabim që unë kam bërë dhe premtoj që unë do bëhem ai djali që ti ëndërron, do përpiqem në maksimumin tim që të të bëj krenare një ditë.

Ardit Gjebrea: Hë Verore?

Verore: Nuk e besoj se deri në klasë të nëntë ka qenë me 10-ta, i shkëlqyer. Dhe tani unë s’i kam folur kurrë atij fëmije, po kur i gjej çakmak në xhep i them të lutem, merri më të mirën kësaj jete, merri më të mirën, mundohu se jeta është ajo që edhe të përplas, edhe të jep dorën që të ecësh, kështu që… Nëna e Njazit është në karrige me rrota dhe prapë se prapë unë dua që ai të bëhet siç ia ka dhënë Zoti të gjitha të mirat, ia ka dhënë mendjen, zgjuarsinë dhe këtë dua. I uroj të ketë vetëm shëndet o Zot.

Ardit Gjebrea: Njazi, çfarë premtimi do i bësh gjyshes se unë e kuptova se çfarë do gjyshja?

Njazi: Atëherë, do i premtoj që do e dëgjoj më shumë.

Ardit Gjebrea: Jo, jo dua atë premtimin e çakmakut që të gjen në xhep, atë premtim kërkoj.

Njazi: S’ka çakmak më jo. S’merrem me çakmakë.

Ardit Gjebrea: Po kur të gjen gjyshja çakmakun, për çfarë e mban çakmakun në xhep?

Ardit Gjebrea: Eh, këtë premtim dua nga ty, që asnjëherë më. Është e mundur?

Njazi: Po, në rregull.

Ardit Gjebrea: Na jep fjalën?

Njazi: Po./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ndahen 24 ditë pas dasmës, arsyeja e këtij çifti do u lërë pa fjalë…

Për Adrianon flitet sërish. Ish-ylli i Interit është ndarë...

Rrëfime rrëqethëse/ Vajzat shqiptare po martohen për para, ja si po funksionon ky biznes

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe...

(Video) Artistja shqiptare habit me rrëfimin: E kam blerë tokën ku do varrosem dhe …

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj, pas nje kohe te...