Fotot nga paparaci/ Armina Mevlani mbyll detyrat e fundit, moderatorja pak ditë para ceremonisë me Shkëlzen Berishën

Dasma e vitit mund të quhet pa frikë ajo e Arminës dhe e Shkëlzenit. Çifti i dha fund zyrtarisht beqarisë pas gati 10 vite marrëdhënie dashurie. Një natë që bëri bashkë emra nga politika dhe arti, duke festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ashtu siç “Panorama” kishte raportuar më herët, Armina mbajti veshur 3 fustane tejet të veçantë, të dizenjuar enkas për të.

Festa duket se kishte marrë të gjithë vëmendjen e çiftit që organizoi gjithçka vetë në një ceremoni totalisht tradicionale. Fotot e shkrepura nga paparaci ynë u përkasin ditëve të fundit të beqarisë së Arminës. Ashtu siç shihet, blogerja e njohur zbret nga makina e saj në qendër të Bllokut, aty edhe ku ka biznesin e saj. Ajo që bie në sy është fakti se Armina është në formë edhe në të përditshmen e saj. Me një truk minimalist dhe e veshur “casual”, moderator ja ka shkëlqimin që shfaq edhe në rrjetet sociale.

Është më se e dukshme që nuk është nga ato nuset klasike, që zgjedh të rrijë pa u kuruar para dasmës. Armina zgjodhi që deri në ditën e fundit të shfaqej gjithnjë në top formë, duke mos hequr dorë nga pamja perfekte që ka. Madje, si një nuse jo dhe shumë tradicionale, ajo menjëherë pas dasmës iu rikthye edhe punës. Mbrëmjen e së mërkurës ajo mori pjesë tek emisioni i saj “Goca dhe Gra”, ku dhe foli për dasmën.

Armina zbuloi se fustani i saj i parë, i cili ishte i dizenjuar nga stilistja Vivienne, nuk është pëlqyer aspak. Sipas saj, fustani ishte i punuar deri në detaje për të. “Sa veta më kanë sharë për fustanin? O Zot, s’e ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan”, tregoi Armina. Më tej, ajo u shpreh se e kishte të pamundur të bënin edhe një muaj mjalti.

“Të them të drejtën ne kemi edhe përvjetorin e njohjes shumë shpejt edhe do të doja të rikthehesha aty ku më është bërë propozimi të kaloja ndonjë fundjavë. Nuk e di si do të na vijë se tani është edhe java e modës në Paris, shumë punë shumë impenjime. Dua të shkoj në Amerikën Latine, por i kam thënë vetes se dua të rri shumë gjatë, për momentin jam aq e zënë me punë.

Ndoshta nga fillimi i janarit por do të shohim se si do të jemi me punën”, u shpreh moderatorja. Natyrisht që nuk mund të linte pa përmendur edhe fjalimin e vjehrrit të saj, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babait tim kanë qenë pjesa më emocionuese.

Nga im atë e prisja, por nga doktori jo, me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësonte femrën dhe t’i jepte asaj respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje”, përfundoi Armina.

 

 

 

Horoskopi ditor, e hene date 5 dhjetor 2022

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Një periudhë me fat për ndjenjat, mes ditës së sotme (e hënë 5) dhe nesër (e martë 6) mund të...

E tallën për burrin? Zajmina Vajsari: Kur jam martuar unë ka qenë koha e q…

Zaimina me natyrën e saj mjaft sportive u përfshi në një lojë në “Zemër Luana” bashkë më dy të ftuarat e tjera Semi Jaupaj...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ndahen 24 ditë pas dasmës, arsyeja e këtij çifti do u lërë pa fjalë…

Për Adrianon flitet sërish. Ish-ylli i Interit është ndarë...

Rrëfime rrëqethëse/ Vajzat shqiptare po martohen për para, ja si po funksionon ky biznes

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe...

(Video) Artistja shqiptare habit me rrëfimin: E kam blerë tokën ku do varrosem dhe …

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj, pas nje kohe te...