“Dua të digjem e gjallë”, Marjana ngashërehet: Nuk jetoj dot më, jam e mbaruar psikologjikisht

Publiku i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan i jep të drejtë Marjanës në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.

Në këtë pjesë të programit, burrë e grua përballen për çështjen e shtëpisë së tyre dhe një çështje prej 40 mijë Eurosh, ndërkohë që Marjana endet rrugëve pasi Feriku e ka përzënë. Teksa ai niset për t’i thënë diçka Marjanës, shtanget nga votimi i publikut që është në krah të saj. Ai vijon ta fajësojë, ndërsa Marjana shpërthen në dënesa dhe dëshpërim.

Eni Çobani: Çfarë do t’i thuash Marjanës meqë i ishe drejtuar, vazhdo, po i thoje diçka.

Ferik: Marjanës do t’i them këtë. Sa të kthesh shtëpinë, do i hedhim prapë në shoshë siç hidhet ajo shigjeta nga do anojë dhe do e mendojmë atë kthimin tënd në shtëpi. Kaq shqetësime na ke prurë. Një jetë ka njeriu, duhet ta jetojë. Ti nuk e mendove atë, mendove vetëm mendjen tënde.

Marjana: Unë nuk kam fuqi më. Në qoftë se ju vazhdoni këto sherre e këto, unë nuk kam fuqi. Unë nuk kam më fuqi, unë jetoj më dot. Zonja Eni nuk jetoj më dot. E kam jetën shumë të vështirë. Jam në gjithë këtë tension, nuk flas me asnjë, me të tërë. Sot dua të digjem, të digjem e gjallë, nuk dua të jetoj më. Kur nuk kam folur me fëmijët, me djalin, me burrin, me mbesën, me nipin, me motrat, me të tërë, nuk jetoj më dot. Nuk kam më fuqi, jam e mbaruar psikologjikisht. Unë shkoj në doktorë dhe doktori më thotë shko te psikiatri se unë nuk marr dot asnjë ilaç nga psikologjia e rëndë që kam. Unë jam me insulinë, jam me sheqerin 300.

Ferik: E zgjodhe vetë.

Marjana: Rri rrugëve të Greqisë se do ti, bëj insulinën rrugëve të Greqisë se do ti? Kush ka punuar rrugëve të Greqisë me tre turne, laj pleqtë e Greqisë? Çfarë thua more Ferik, je në terezi? Nuk mund të jetoj më dot./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...