Ardit Gjebrea dhe Mimoza ‘qajnë hallet’ si shefa: E ngre ndonjëherë zërin?

Mimoza Kalaja është një infermiere e cila mban edhe rolin e shefes,

një pozitë jo dhe aq e lehtë, një ‘hall’ i përbashkët që e solidarizon me Ardit Gjebrean, drejtuesin e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Një ëndërr e madhe e saj, e nxitur nga trajnimet në Francë e Zvicër ishte hapja e një qendre sociale për të moshuarit me të gjitha standardet europiane.

Ajo rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty” se për shkak të mungesës së strukturës, buxhetit apo një stafi të kualifikuar, iu deshën 20 vjet përpjekje së bashku me djalin dhe mundën ta hapnin në pandemi. Pas kësaj, ajo nis të rrëfejë problemet.

Mimoza: E hapëm këtë qendrën, pas shumë përpjekjesh, u gëzova shumë, u lumturova shumë dhe thashë tani unë do drejtoj, do ngre stafin. Mirëpo ne staf të këtillë në Shqipëri nuk e kemi, të përgatitur për këtë punë.

Ardit Gjebrea: Ne e kemi. Tani vura pak shenjë barazimi por jo, unë nuk qahem në këtë drejtim.

Mimoza: Tek ne mungojnë.

Ardit Gjebrea: Sepse është shumë specifike.

Mimoza: Është shumë specifike, akoma nuk ka marrë një rrugë të mirë, nuk ka marrë një strukturë të mirë, madje kjo ishte një nga qëllimet e mia që unë të sjell disa standarde në këtë fushë, në këtë drejtim, mos të jemi të fokusuar vetëm tek shtrati, tek ushqimi, tek ndërrimi i bebelinave, por të jemi të ndërtojmë disa standarde të reja siç e ka bota që merren shumë me aktivizimin e tyre, që kujdesen në çdo detaj, në çdo dimension, jo vetëm për atë fizik e psikologjik, por edhe në atë social për këta banorë.

Mimoza përshkruan edhe të gjitha protokollet e nevojshme që ndryshojnë në varësi të banorëve dhe sëmundjes së tyre, të cilat duhet të përshtaten së bashku, por nuk e gjente këtë në stafin e saj.

Mimoza: Unë shikoj që kam shumë probleme, probleme në marrëdhëniet e mia me kujdestaret. Nuk po kuptoja në fillim që ata nuk po kuptonin teknikisht çfarë po kërkoja unë, por e merrnin si një gjë shumë të thjeshtë.

Ardit Gjebrea: E ngrije ndonjëherë zërin?

Mimoza: Të them të drejtën, nganjëherë më shpëton.

Ardit Gjebrea: Mua jo.

Mimoza: Më shpëton shumë, më shpëton zëri dhe këtu kam pastaj një tjetër vëzhgues shumë të rreptë i cili më qorton vazhdimisht dhe më thotë “të lutem, ule zërin” që është djali im dhe është bashkëpunëtori im më i ngushtë.

Ardit Gjebrea: Njësoj jemi, unë kam gruan këtu dhe ajo më thotë “ule zërin”./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...