Nëna e mbyllte në shtëpi dhe ikte në punë, 11-vjeçarja rrëzohet nga kati i katërt! Ishte bashkë me vëllain

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në qytetin e Sarandës ku një 11-vjeçare u rrëzua nga kati i katërt i pallatit. E mitura u trasportua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.

 

Për momentin 11-vjeçarja i është nënshtruar një operacioni. Mësohet se e mitura ka qenë në ballkon bashkë me të vëllain dhe ka humbur ekuilibrin.

 

Mediat bëjnë me dije se 11-vjeçarja ka dashur të kalojë nga ballkoni në një tarracë kur është rrëzuar. Mësohet se nëna e të miturës shkonte në punë çdo ditë dhe fëmijët i mbyllte në banesë.

 

Kur janë ditët e pushimit në fundjavë, fëmijët e kalonin gjithë pjesën e ditës vetëm, pasi nëna e tyre shkonte herët në punë dhe kthehej vonë.

 

Duke dashur t’i mbrojë fëmijët e saj dhe mos t’i lërë në rrugë nga frika, nëna ka menduar ti mbyllë brenda me idenë që janë më të sigurt.

 

Por kur e keqja vjen, të gjen kudo të jesh. Urojmë që vogëlushja ta fitojë betejën me jetën dhe të rikthehet pranë familjes sa më shpejt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...