Mësuesja nga Shkodra gati mes lotësh: Dikur oborri i shkollës gumëzhinte nga nxënësit, sot po ikin një e nga një

E ftuar në studio për të folur rreth dy pasioneve të saj me të mëdha si mësimdhënia dhe piktura, mësuesja Teuta Lagja që jep mësim prej shumë vitesh në Oblikë të Shkodrës nuk e ka fshehur trishtimin për pakësimin e numrit të nxënësve në shkollë.

 

E ftuar në një emision në Tiranë ajo shprehet se dikur oborri i shkollës gumëzhinte ndërsa tani janë pak nxënës për shkak të largimit të familjeve jashtë vendi.

 

Teuta Lagja: Dikur oborri i shkollës gumëzhinte, tani janë pak, çdo ditë presim të na ikin. Cdo ditë presim të na largohen fëmijë të tjerë me gjithë familjet e tyre.

 

Nga momenti në moment presim një lajmërim që vjen një fëmijë e thotë ‘U largova për Francë. U largova për Gjermani.’ Është e tmerrshme. Si të largohet fëmija yt. Parvjet e nisa klasën me 13 fëmijë, këtë vit kam 10, pas disa muajsh mund të bëhen 9-të. Është e dhimbshme.

 

Si zgjidhje për këtë braktisje të vendit nga shqiptarët mësuese Teuta shikon krijimin e mundësive më të mira të jetesës nga shteti.

 

Teuta Lagja: Të ketë përkrahje të mos ikin familjet e reja. Të gjithë ikin për arsye ekonomike. Ka nga ata që kanë ikur dhe nuk ju pëlqen fare. Ekonomia i bën të qëndrojnë atje. Shpresoj që ky shtet t’ju krijojë familjeve, kushte që të mund të jetojnë dhe në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...