Iva Tiço po të takonte veten e 20 viteve më parë do e kapte me shpulla

Ditën e djeshme gazetarja e njohur, Iva Tiço, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” për të folur rreth temës si ndryshon jeta pas moshës 40-vjeçare, ku ndër të tjera ka treguar se ka vendosur të tregohet pak “egoiste” pasi 20 vitet e kaluara ka punuar fort për të arritur disa gjëra në jetë, të cilat tani i sigurojnë më shumë komoditet.

 

Gjithashtu ajo me humor ka treguar, se nëse do e takonte veten 20-vjeçe, do “e kapte me shpulla”, pasi për shumë gjera është shqetësuar më shumë seç duhet.

 

“Në të 20-at unë personalisht kam pasur krizat më të mëdha, sepse ishin krizat çfarë do bëhet me mua, çfarë do bëhem kur të rritem. Ndërkohë që je rritur dhe duhet të zgjedhësh një drejtim, të gjesh një punë, si të mbash punën dhe gjithë të tjerat.

 

Jo më larg se dy tre ditë isha me një mikeshën time dhe na doli kjo bisedë, çfarë do i bëje vetes po ta takoje 20-vjeçe, të dyja thamë me një gojë, do e kapja me shpulla. Unë nuk e mbaj mend shijimin e atyre viteve.

 

Sigurisht kam fotografi, kam gjëra që më tregojnë se kam jetuar, por kanë qenë vite të mbushura plot me ankthe, plot me sakrifica, me punë nga mëngjesi deri kur mbaronte gazeta që shkonte në shtypshkronjë deri në 12 natës.

 

Tani po të kthehesha prapë, sigurisht që mund ta bëj, por them jo faleminderit. Ishte një lloj ‘gavete’ që duhet ta bëja që atë arrija komoditetin që kam tani. Në të 40-at le të jemi edhe pak egoistë, gjithë këto që ke mbjellë në 20 vitet e shkuar tani ke mundësi t’i shijosh, t’i përkushtohesh dhe pasioneve të tua.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...