Historia e trishtë e Haxhire Gurakuqi, që rezulton pronare shumë e pasur, por që është në azil dhe nuk ka asnjë kokërr leku

Haxhire Gurakuqi, është 90-vjeçarja që e gjeti veten pa kuptuar si pronare multimilionere nga afera e inceneratorëve. Po çfarë ka ndodhur këto kohë me të? Në Ditën Botërore të të Moshuarve, News24 u takua me Haxhirenë.

 

Ajo ndodhej ende në shtëpinë e të moshuarve, me disa brenga brenda saj. Pak para që i kishin dhuruar për operim, banka ia ka bllokuar pasi rezulton debitore ndaj saj.

 

Ajo tregoi se nuk e di kush e implikoi në këtë histori dhe bën thirrje ndaj qeverisë, që t’i japë mbrapsht paratë, pasi ka nevojë urgjente për të operuar sytë.

 

Ndërkohë një tjetër i moshaur që gjendet në shtëpinë e të moshuarve Petrit Lupa, 87-vjeç ka pak kohë që qëndron i strehuar në shtëpinë e të moshuarve. Vajzën thotë se e ka në Londër, ndërsa djalin, në Kanada.

 

Ishte zgjedhja e tij që të qëndronte në këtë shtëpi, pasi pohoi se është atdhetar dhe e do shumë Shqipërinë. Dikur, ai ka qenë pjesë e medias. E nisi redaktor në një gazetë në kryeqytet dhe u rikthye në vendlindje, Elbasan, ku punoi prej shumë vitesh në një gazetë lokale.Dëshira e Petritit, është që fëmijët dhe nipërit e mbesat të kthehen një ditë në Shqipëri dhe të kontribuojnë për vendin.

 

Në vitet më të vështira të jetës së tyre, të moshuarit kanë shumë nevojë për dashuri e respekt. Ata janë përpjekur gjithmonë të përcjellin vlerat më të mira te fëmijët e nipërit me përkujdesje e dashuri, ndaj nuk meritojnë të jenë as të varfër e as të vetmuar.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ndahen 24 ditë pas dasmës, arsyeja e këtij çifti do u lërë pa fjalë…

Për Adrianon flitet sërish. Ish-ylli i Interit është ndarë...

Rrëfime rrëqethëse/ Vajzat shqiptare po martohen për para, ja si po funksionon ky biznes

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe...

(Video) Artistja shqiptare habit me rrëfimin: E kam blerë tokën ku do varrosem dhe …

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj, pas nje kohe te...