E mësoi nga Youtube, adoleshenti shqiptar e kthen garazhidn e shtëpisë në …

Nga Elidon Berberi

 

Pandelio Çekani ishte 12 vjeç kur shfaqi interes të riparonte automjete. Shihte në rrjetet sociale se si rregulloheshin makinat, bleu disa vegla të thjeshta dhe i vendosi në garazhin e shtëpisë së tij. Fillimisht nisi të zbukuronte makinat.

 

Tani që është 17 vjeç ka arritur të kryejë riparime të plota, nga zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara deri tek riparimi i paketave elektrike.

 

“E zgjodha jo më kot po se e kisha pasion dhe më tërhiqte kjo gjë. Mendoja për rregullime të ndryshme, probleme që makina ime kishte. Gjithnjë kam dashur që ti zgjidhja. Në fillim ishin pjesët e bukurisë, interior, më pas po tërhiqesha nga pjesët e tjera nga ato xhenerike, pjesët e motorit. Kohët e fundit dhe nga elektriket”, tha 17-vjeçari.

 

Ai ndan dhe një kujtim. Familja e tij kishte një makinë. Ajo ishte dëmtuar shumë dhe para 4 vitesh vendosën ta shesë për skrab. Pandelio me shumë vullnet dhe durim e rregulloi. “Ky është mjeti që e kam rregulluar”, thotë ai.

 

Sot makina është ende në gjendje pune. “Ishte i amortizuar nuk ndizej. E kam rindërtuar njëherë, prishi diçka dhe nuk u ndez prapë. Me kalimin e kohës duke mësuar më shumë për pjesët kam arritur ta sjell në jetë. Tani çdo lloj gjëje, që ka apo mund t’i ndodhë arrij ja kuptoj defektin”, tha adoleshenti.

 

Ky adoleshent nuk dëshiron ta lerë me kaq, ka vendosur që të zgjerojë dijet. Kur të përfundojë shkollën e mesme të përgjithshme do të studiojë në Universitetin Politeknik për inxhinieri mekanike.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ndahen 24 ditë pas dasmës, arsyeja e këtij çifti do u lërë pa fjalë…

Për Adrianon flitet sërish. Ish-ylli i Interit është ndarë...

Rrëfime rrëqethëse/ Vajzat shqiptare po martohen për para, ja si po funksionon ky biznes

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe...

(Video) Artistja shqiptare habit me rrëfimin: E kam blerë tokën ku do varrosem dhe …

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj, pas nje kohe te...