‘Ma kanë sharë shumë fustanin e nusërisë’, Armina Mevlani zbulon arsyen pse e zgjodhi

Dasma e blogeres Armina Mevlani me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte tema e javës në mediat rozë.

 

Gjatë diskutimit në “Goca dhe Gra” ajo u shpreh se fustanin e parë të dizenjuar nga Vivienne nuk ia kanë pëlqyer. Armina shtoi se ai ishte një fustan i mirëmenduar në detaje nga stilistja që i përshtatej asaj.

 

“Sa veta më kanë sharë për fustanin? O zot, s’e ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan”, tha Armina.

 

Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot, por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Valdrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain”, shtoi Armina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...