Kulla e Gjon Markagjonit, Shkodër

Kulla është një nga objektet më të veçanta në qytetin e Shkodrës, përsa i përket formës, kompozimit planimetriko-funksional dhe trajtimit arkitektonik, në qytetin e Shkodrës është dhe banesa e njohur si “Kulla e Gjon Markagjonit”. Monument kulture i kategorisë së I, shpallur në vitin 1977.

 

Tower of Gjon Markagjoni (Kulla e Gjon Markagjonit) - Foto Terenc Pepa 2022
Tower of Gjon Markagjoni (Kulla e Gjon Markagjonit) – Foto Terenc Pepa 2022

 

Gjon Marka Gjoni lindi pinjoll i derës kapidanore të Gjonmarkajve, dhe ishte djali i vetëm i Mark Gjon Markut i njohur Marka Gjoni dhe Davës të Kolë Radës. U mbrua përmes rragatave që ia përshkuan krahinën e prirë prej derës së tij. Mbas vdekjes së të atit, më 1925, i doli prija dhe trashëgoi përgjegjësinë për të udhëhequr Mirditën sipas tagrit historik të derës si autoritet moral.

 

Më 1904 u martua me Mrikën e Gjokë Pjetrit, nga fisi i Pervizëve të Kurbinit, dhe patën pesë djem e pesë vajza.

 

Prej vitit 1926 deri në vitin 1928 ndërmori bajrak për bajrak pajtimin e gjaqeve dhe ndreqjen e ngatërresave. Kësodore, pas dy pajtimeve të familjeve të rëndësishme, iu rrit zëri anekënd krahinës. Shprehja fjalëpake që diktonte apelimin përfundimtar “Në mos të pelqefët gjygji, tek a’ Gryka e Oroshit” gjeti pikëmbështetje të themeltë e jehonë të mëtejme me veprimtarinë e gjerë të Kapidanit përgjatë vjetëve që pasuan. Më 28 gusht të 1937 mblodhi popullin në Abacinë e Oroshit për të jetësuar ripërcaktimin e disa nyjeve për t’iu përshtatë nevojave që afronin kohët e reja.

 

Me pushtimin e italianëve paria e Shkodrës ngarkoi Gjonin që të shkonte të bisedonte me kontin Çiano më 12 prill 1939, ku si pjesëmarrës dhe përkthyes qe Patër Anton Harapi. Bisedime të cilat nuk kaluan pa tension mes parisë së Shkodrës dhe pritësve italian. Më 4 gusht 1939 u thirr, bashkë me Mustafa Krujën, Sh. bej Vërlacin dhe V. Turtullin, si persona që ndikuan në këtë bashkim, për t’u nominuar si senatorë.

Emërohet senator i Mbretërisë Italiane në dhjetor të 1939 deri më 20 dhjetor 1944 kur dha dorëheqjen.

Shërbeu si ministër Mbrojtjeje në qeverinë jetëshkurtër të Maliq bej Bushatit, prej 12 shkurtit deri më 28 prill 1943.

Tower of Gjon Markagjoni (Kulla e Gjon Markagjonit) - Foto Terenc Pepa 2022
Tower of Gjon Markagjoni (Kulla e Gjon Markagjonit) – Foto Terenc Pepa 2022

Mbasi rezistencën antikomuniste ia la në dorë të birit, Mark Gjon Markut, la vendin më 27 nëntor 1944 duke u përshëndetur me të.

 

Më 1960 u sëmur, por mbas 45 ditësh, i shtruar në Poliklinikë të Universitetit të Romës, u kthye në shtëpi. Më 1964 sëmundja iu shfaq përsëri e për dy vite e dhjetë muaj qëndroi i shtruar derisa vdiq në orën 21:15 të 28 prillit 1966 duke i shtrënguar dorën të birit, Ndue Gjon Markajt. Trupi i tij u varros më 30 prill, i përcjellë nga përfaqësuesit e mbarë mërgatës shqiptare

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...