“George Washington dhe George Bush janë shqiptarë! Nëna ka lënë porosi si të mbahet Shqipëria dhe Kosova”

Ambientalisti Sazan Guri thotë se, sipas disa fakteve historike, ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington dhe George W. H. Bush kanë origjinë shqiptarë.

 

Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Guri u shpreh se George Bush i ka thënë një mikut të tij se ishte shqiptar.

 

Ndërsa, sipas tij, George Washington ishte me prejardhje nga Sinica e Pejës. Guri tha se mamaja e George Washington emigroi në SHBA, aty ku u martua me një shtetas amerikan.

 

“George Washington nga Sinica e Pejës. Edhe George Bush. I tha një inxhinieri, shokut tim në Korfuz, unë jam nga Shqipëria, por nuk e di se kur kam ikur.

 

Publikisht e ka thënë. Mamaja e George Washington, Maria, shkoi fillimisht në Angli, Skoci, Irlandë dhe ishin ndër të parët që shkuan nga Irlanda në Amerikë kur ishte kriza e patates.

 

U martua me të shoqin amerikan dhe ka lënë porosi sesi të mbahet Kosova dhe Shqipëria. Dwight D. Eisenhower i caktoi një fond Shqipërisë, por këta nuk i morën, thonin imperializmi amerikan. Ne kemi një akademi që quhet “Rrënjët tona” dhe na vijnë fakte nga e gjithë bota; kemi njerëz që punojnë në arkiva”, theksoi Guri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...