Vidhet tenderi i ujësjellësit, tubat lihen jashtë mureve

Një vit më parë në qytetin e Bulqizës është tenderuar një projekt për ujin e pijshëm, pasi rrjeti ishte amortizuar. Por mënyra e zbatimit të këtij projekti është pak të thuash abuzive.

I gjithë tubacioni është instaluar jashtë mureve të pallateve, duke vjedhur zërat në tender që parashikon hapjen e kanaleve për futjen e tubave, mbulimin dhe suvatimin e tyre.

Gazetari: Është problem për ju …, shumë?

Qytetarja: Është problem shumë, këtu.

Gazetari: Kështu i kanë bërë të gjithë pallatet, nga jashtë?!

Qytetarja: Po! Ajo duket ,”no koment”…me pak fjalë..

Gazetari: No koment…! Gjithë të mirat! Faleminderit shumë!

Qytetari: Ore as tubacionet, as asfalti, shif,i thashë dje, shkele mo me rrul, eaaaa…, i kaloi njëherë e iku…

Gazetari: Po do ngrijnë tubat në dimër…?

Qytetarja: Po do ngrijnë, nuk diskutohet…! Skandal!

“Stop” pasi verifikoi rastin në terren, shkoi në zyrat e UKB-së, për të pyetur, por në këtë institucion thanë që nuk kanë kompetencë, pasi tenderi është kontraktuar nga Bashkia Bulqizë.

Gazetari: Na kanë dërguar këto foto, që kemi tubacionet jashtë, duke marrë parasysh klimën, d.m.th. temperaturat e ftohta, që…

Task forca, UKB: Ai është një projekt, që po punohet edhe akoma UKB, kur ta marrë në dorëzim, nuk e ka marrë në dorëzim, është një projekt, që po punohet…

Gazetari: Po, po punohet, por ky tubi s’mund të rrijë jashtë! Si do ta fusësh brenda ti këtë tub, kur ta marrësh në dorëzim?

Task forca, UKB: Atë e di firma…

Gazetari: Kush është firma? Këtë dua të di! Ku të vemë?

Task forca, UKB: Firmaaaa..,s’di cfarë t’ju them për momentin, sepse është pjesa e drejtorit, drejtori s’është këtu…

Gazetari: Tani task forca, ti je adapt për këtë punë, kontrolli, task forca..

Task forca, UKB: Kontrollin unë, është në momentin, kur e marrim në dorëzim projektin. Ne tani akoma funksionojmë me ujësjellësin e vjetër…

Në bashki askush nuk di të japë një shpjegim për situatën e zbatimit të projektit të ujësjellësit.

Gazetari: Puna e mbarë! Si jeni? Po interesohemi për këtë projektin e ujësjellësit tek Qyteti i Ri në Bulqizë! Mund të na jepni disa të dhëna …? Sa ka kushtuar? Si ka nisur? Si? Qysh? Tek?…

Urbanistika, Bashkia Bulqizë: Nuk është dikush tjetër, që t’ja u japë këtë përgjigje, mund të flisni me titullarin për këtë pjesë..!

Gazetari: Po titullari ka ikur në një mbledhje …, po nuk dihet, se në çfarë mbledhje!

Gazetari shkoi tek zyra e Financës…

Gazetari: Si jeni? Puna e mbarë! Na duhet informacion, sepse vetëm ju na ngelët tani, se ikën të gjithë, në lidhje më këtë projektin e UKB tek LAGJIA E RE…

Financa: Po çfarë problemi ka?

Gazetari: Ka shumë probleme…

Financa: Ne kemi drejtorin!

Gazetari: Eeee drejtori e hapi krahun bashkë me Kryetarin, që kështu…a e kupton? Thjesht na duhen disa të dhëna! E mbikëqyrni ju si zyrë?

Financa: Tek kontrata e juridikut vendosim një për mbikëqyrje dhe atë nuk e di unë, se kush është mbikëqyrësi.

Gazetari: Po pyete një çikë shefin!

Financa: E po duhet pyetur tek prokurimet!

Gazetari: Po shkuam atje, ishin 3 muaj të rij, e hapën krahun edhe ata.

Financa: Po është në kontratë, ata e kanë të shkruar në kontratë, nuk është ndonjë gjëëëë…

Gazetari shkoi tek Prokurimet, Bashkia Bulqizë.

Gazetari: Të lutem, mund të ma thuash emrin e personit, që është caktuar për të mbikqyrur projektin? Është një kontratë?

Prokurimet: Nuk e di unë…

Gazetari: Po ku është pra, ta gjejmë? Sepse ju do dilni keq. Kryetari fshihet, sepse një njeri, që s’ka bërë gjë vjen dhe thotë 1, 2, 3, 4, 5…

Prokurimet: Janë dosje, që argumentohen dhe futen në arkivë.

Gazetari: Po tani nuk është 10 vite projekt ai dhe të futet në arkivë. Ai një vit ka! Ju e dini këtë edhe banorët kanë ardhur kanë sjellë shqetësimin.

Prokurimet: Po nuk është e këtij viti kjo…

Gazetari: Po pra, e këtij viti…

Prokurimet: Nuk është e 2022-shit ajo dosje.

Gazetari: E kujt është…?

Gazetari u mundua të merrte kontakt me kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla. Ai gjeti aty sekretaren e tij.

Gazetari: Si je? S’ka ardhë kryetari?

Sekretarja: Jo, nuk ka ardhur akoma.

Gazetari: Po do vijë?

Sekretarja: Nuk e di, nuk më ka lajmëruar.

Gazetari: Mund ta lajmërosh?

Sekretarja: Është në një mbledhje.

Gazetari: Ku?

Sekretarja: Nuk e di me sinqeritet, nuk më ka lajmëruar.

Gazetari: Po ti je sekretarja. Po mund ta marrësh, se kemi dy orë, që po e presim. Na thanë, që do vijë edhe…

Sekretarja: E kuptoj! N.q.s ju kanë thënë do vijë, atëherë do vijë!

Gazetari: Po ju i thatë rojes!

Sekretarja: Po, po…

Gazetari: Në kë takim janë?

Sekretarja: Janë në një takim, në një mbledhje.

Gazetari: Ku?

Sekretarja: Nuk e di!

Gazetari: Na thanë prefekturë. Shkuam, doli që gënjyet. Në Prefekturë sot nuk kishte mbledhje as me kryetarin, as me nënkryetarin, as me asnjë.

Gazetari verifikoi tek Prefektura për mbledhjen e sajuar…

Gazetari: Nënprefekt kishit ndonjë takim me kryetarin e Bashkisë këtu?

Nënprefekti: Jo!

Gazetari: Na thatë në shkollë, që është tek lagjia e re, na gënjyet. Të lutem meqë je sekretarja, të lutem thuaj, që jemi këtu!

Por një anëtar i këshillit Bashkiak Bulqizë i del në mbrojtje Kryetarit…

Anëtari i Këshillit: Kryetari është në emrin e qytetarëve i votuar dhe ai nuk mund t’i japë axhendën sekretares, se ku ndodhet, sepse është puna e tij…

Gazetari: Po, por kur e informon sekretarja, që kanë ardhur gazetarët…

Anëtari i Këshillit: Po sekretarja nuk mund ta informojë, se s’ka të drejtë t’i japë sekretares informacion, se ku ndodhet, nuk ia shpërndan punën ajo.

Gazetari: Të lutem! Po e kalon në një sferë tjetër, që s’ka lidhje fare! Sekretarja me këtë punë merret, t’i thotë kanë ardhur gazetarët, çfarë t’ju them…! Kaq!

Anëtari i Këshillit: Po s’ka të drejtë ajo në këtë pikë.

Gazetari: Ju, kush jeni?

Anëtari i Këshillit: Unë jam Anëtari i Këshillit.

Gazetari: Anëtari i Këshillit, ok! Meqë je anëtari i Këshillit, ai projekti, që është bërë tek lagja e re atje, e keni parë, sa është tenderuar, sa është tenderuar sepse kemi të dhëna, që është vjedh fondi.

Anëtari i Këshillit: Nëse ju keni të dhëna, që është vjedh, deklarojini të dhënat! Ç’lidhje ka kryetari i Bashkisë me…? Kryetari i bashkisë nuk e ka marrë në dorëzim! Kjo, ça do të thotë ty?

Gazetari: Po si do ta marrë në dorëzim?!

Anëtari i Këshillit: Po është bërë tenderimi, janë dhënë… do ta marrë në dorëzim, kur ta dorëzojë firma.

Gazetari: Po si do ta dorëzojë firma? Me këto tuba jashtë kështu? Apo do futen brenda pastaj?

Anëtari i Këshillit: Ato janë rrjeti, që janë ndryshuar totalisht…

Gazetari: Po a e di, se sa minus shkon në dimër këtu? Në tender këto janë të futura brenda.

Anëtari i Këshillit: Po ku e di ti, që s’do futen…?

Gazetari: Po s’ka si futen, kur janë jashtë.

Anëtari i Këshillit: Si në dimër, si në verë ne nuk do ta marrim atë në dorëzim nëse nuk do të jetë në bazë të projektit!

Gazetari: Po s’është pra, pse nuk e kontrolloni se keni lënë një mbikëqyrës dhe i thuhet o zotëri nuk e kemi kështu që tani dhe s’është pse të bëhet gabim dhe pastaj kur ta merrni ju në mbikëqyrje të fusë tubat brenda ai, nuk ka logjikë kjo.

Pas këmbënguljes së “Stop”, gazetari arriti të takohet me nënkryetarin dhe inxhinierin e Bashkisë, të cilët thanë, që nuk kishin dijeni për këtë situatë dhe premtuan, që do të inspektojnë problemin e ngritur nga emisioni “Stop”./tvklan.al

I gjeti motra një burr milioner/ Valbona trondit te Arditi: E ndava, ai më kerkonte…

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli një përballje midis dy motrave. Shkak për mosmarrëveshjet midis tyre është bërë martesa...

Receta e qofteve më të shijshme që keni ngrënë në jetë

Kjo është receta më e vjetër e përgatitjes së qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë. Duhen vetëm 20 minuta për t’i gatuar.   Përbërësit: 60...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...