Uaaa po kjo pse…/ Si asnjëherë më parë, Alketa Vejsiu flet për Arbana Osmanin dhe Bora Zemanin

Alketa Vejsiu ka realizuar një bisedë virtuale së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram. Fansat e kanë shfrytëzuar këtë moment, duke bërë pyetje nga më të larmishmet.

 

Si asnjëherë më parë një ndjekës e ka pyetur moderatoren në lidhje me miqësinë e saj me Arbana Osmanin. Teksa nuk ka hezituar të përgjigjet, Alketa është shprehur se nuk ekziston një shoqëri midis tyre.

 

“Miqësi nuk kam, por kam një histori të vjetër kolegesh se kemi punuar në të njëjtën radio, përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë. Në distancë respektohem me të gjithë kolegët, sidomos kur janë vajza,”-është shprehur Vejsiu.

 

Alketa dhe Arbana sot janë ndër moderatoret më të dashura për publikun, me një karrierë të gjatë në televisionet shqiptare.

 

Në këtë “bisedë” kolegesh, nuk ka munguar as emri i Bora Zemanit, ku një tjetër komentues e ka pyetur Alketën në lidhje me “rivalen” e saj, pasi së shpejti Zemani do të moderojë të njëjtin format programi kërcimi “Dancing With The Stars.”

 

“Me Bora Zemanin shkëlqyeshëm, e kam pëlqyer gjithmonë,”- deklaroi moderatorja e “Dance With Me.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...