“Kur e pashë me të bardha, pata një gjendje jo të mirë!”/ Nëna e Armina Mevlani flet pas dasmës: Fjalimi i Berishës…

Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës bëri xhiro e mediave dhe pati gjithë vëmendjen e njerëzve.

 

Ndonëse u duk se shumë pjesë të saj u pasqyruan në rrjete sociale, sigurisht nuk i kemi parë të gjitha.

 

Një nga momentet më të përfolura në rrjet ishte performanca e nënës së blogeres, Mimoza Mevlani. Kjo e fundit ishte e ftuar te “Rudina” ku foli rreth ceremonisë gala.

 

Ajo tha se ishte shumë e lumtur për këtë ngjarje e se për të, ky ishte një nga momentet më të rëndësishme të jetës.

 

Gjithashtu ka treguar disa nga momentet më emocionuese të kësaj ngjarje të jetës së saj ku një nga më të veçantët ishte momenti kur ka parë Arminën të veshur nuse.

 

“Unë kam pasur kur e pashë Arminën me të bardha, pata një si gjendje jo të mirë të vetes. I thashë vetes ‘dëgjo deri këtu kemi arritur mirë’. Nuk doja t’ia krijoja atë melankoli vajzës.”

 

Ajo është ndalur në një moment të veçantë të dasmës, i cili ka qenë mbajtja e fjalës së babait të dhëndrit, Sali Berishës. Mevlani shprehet se fjala e tij e ka prekur dhe emocionuar pa fund.

 

“Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzenti, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”, ka thënë Sali Berisha në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës. Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten jo të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pa fund këtë fjalim.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...