Një brez që nuk kthehet më kurrë

Brezi që kishte mësuar të përballojë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë gjithçka me forcën e vet.
Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe të miqve.
Një brez që përshëndeste të gjithë kalimthi kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit.

 

Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.
Një brez që i bënte vetë detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur.
Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta të vogla, të sajuara me gurë, ndërsa vajzat me kërcim litari.

Një brez që luante kukafshehti derisa bëhej natë.
Një brez që bënte deri edhe vargje letre me duart e veta për të zbukuruar festat.
Një brez që mblidhte fotografi, bënte fjalore me dorë dhe mbante fletore kujtimesh ne shkollë.

Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.
Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit tanë të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar.
Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës.

Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo bëhej natë.
Një brez që shkonte tek miku e shoku edhe pa paralajmërim edhe pse beheshin deri në 10 në një grup.

Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë.
Një brez që ngjitej në një pemë dhe mblidhte fshehurazi pemë frutore që rriteshin edhe në shtëpitë e komshinjve.

Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë apo makinat.
Një brez i mësuar të donte vendin e tij.

 

Një brez që lexonte libra, pranë një llambe nën një batanije …
Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!!
– Një brez i varfër që nuk kishte asgjë, por kishte gjithçka !!! ❤️

Gjithashtu, nderim për prindërit e dikurshëm, pjesë e atij brezi, ata që një “JO” ishte një “JO” dhe një ” PO” ishte një “PO”, ata që të mësonin se nuk mund të kesh gjithçka dhe që mund të ndihesh mirë po njësoj.

Ata që të shpjegonin se një zotëri duket nga sjellja dhe jo nga ajo që zotëron.
Ata që nuk u jepnin fëmijëve çdo gjë që dëshironin por vetëm atë që kishin nevojë dhe atë që e dinin se e meritonin.

Ata që mbase nuk të përkëdhelnin por të përgatisnin për jetën!
Atëherë, kur isha fëmijë, e quaja rreptësi.
Tani e di se ishte EDUKİM.

Kerkoni faqen Lexoje, më pas do mendosh më qartë per me shume postime

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...