‘Mirë se vjen’! Ardit Gjebrea zbulon prezantuesen e ‘Kënga Magjike’

Po afron “Kënga Magjike”. Tashmë tek “E diela shqiptare” kanë nisur të prezantohen projektet muzikore të artistëve. Një kuriozitet i madh është edhe se cila prezantuese do të jetë sivjet krah Ardit Gjebreas dhe mesa duket këtë e ka zbuluar vetë moderatori.

 

Ardit ka publikuar sot një foto me Luanën dhe menjëherë kanë nisur aludimet se ajo do jetë prezantuesja e “Këngës Magjike”.

 

Moderatori i uron mirë se ardhjen në Klan Luanës, por përmendja e fjalës “magjike”, ka nxitur thashetheme.

 

“Mirë se vjen! Duke qënë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë edhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua”, shkruan Arditi.

 

Postimin e ka shpërndarë edhe Luana, e cila i drejtohet Gjebreas: “Magjik përherë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...