Irma Libohova rikthehet pas 18 vitesh te…

Me një karrierë dhjetëra vjecare, dhe ende aktive edhe sot, Irma Libohova vazhdon të mbetet nga nga këngëtaret e preferuara për publikun shqiptar.

 

Ajo numëron sa e sa pjesëmarrje në festivale, cmime, vlerësime kombëtare e ndërkombëtare, ovacione të adhuruesve në sallë. Këngët e saj si “Pragu i vegjëlisë”, “çel kjo tokë si trëndafil”, “Zgjodha njerinë”, “Më dhe dritë nga syri yt”, “Njerëzit e agimeve”, “Nuk e harroj”, (fituese e Festivalit të 26-të të Këngës në RTSH), e të tjera ndër vite vazhdojnë të këndohen edhe sot, ndërsa axhenda e Irmës mbetet e ngjeshur me ngjarje kultore nga më pikantet, me koncerte e gëzime familjare.

 

Por është një event i rëndësishëm, në të cilin zëri i saj brilant mungonte prej 18 vitesh: “Kënga Magjike”.

 

Irma ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e parë në vitin 1999, dhe triumfuese në dy edicione të tjera. Përkatësisht në vitin 2000 me këngën “1000 ëndrra“ një duet me motrën e saj Eranda Libohova dhe në vitin 2004 me HIT-in “Prapë tek ti do të vij.” Por ka qenë pikërisht 2004-ta viti që shënoi mbylljen e atij “kapitulli” për këngëtaren. Ajo që tërhequr atëherë duke thënë se nuk do të merrte më pjesë nëpër festivale.

 

Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë është një shprehje e vjetër, dhe në rastin e Irmës, tani, ajo duket se po vihet më së miri në jetë pasi artistja e shumëvlerësuar do të rikthehet këtë radhë tek “Kënga Magjike”, dhe do të ndajë magjinë e saj me të gjithë këtë të dielë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...