Detaje të tjera nga bashkimi i Borës dhe Donaldit/ Zbulohet a do ta shoqërojë në…

Prej javësh tashmë është përfolur se Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të jenë përsëri së bashku në skenë.

U raportua se aktori do të ishte bashkëprezantues i Borës në “Dancing With the Satrs”, konkretisht në “Gold Room” me konkurrentët.

Por me sa duket kjo gjë nuk do të ndodhë. “Kryefjala.com” shkruan se e gjitha ishte një strategji marketingu, megjithatë e njëjta media shton se emri që do të shoqërojë Bora Zemanin në prezantimin e “Dancing With the Stars” është gazetari dhe moderatori Eno Popi.

Pas një pause nga ekrani, Eno Popi rikthehet sërish me këtë projekt të ri. Hera e fundit që moderatori u shfaq në ekran, ishte në finalen e “Big Brother Vip”, ku prezantoi surprizënë për fituesin e reality-showt, Ilir Shaqirin.

Kujtojmë se “Dancing With the Stars” nis më datë 7 tetor me netët live. Lajmi u bë i ditur përmes një videoje në faqen zyrtare të emisionit, ku konkurrentët zhvilluan një mini-performacë.

Faqja zyrtare e programit ka zbuluar tanimë edhe emrat e konkurrentëve që do të marrin pjesë dhe kryetarin e jurisë Kledi Kadiun.

Konkurrentët e spektaklit janë: Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani, Elhaida Dani, Ilir Dushkaj, Elona Duro dhe Gent Hazizi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...