“Qeveria rrezikohet atëherë kur nuk e pret”, Blendi Fevziu bën paralajmërimin e fortë

Gazetari Blendi Fevziu thotë se Edi Rama po qeveris i pashqetësuar nga opozita, pasi dy rivalët e tij, Metën dhe Berishën, i konsideron si persona me probleme me perëndimi.

I ftuar në një emision televiziv, Fevziu tha se qeveritë rrezikohen atëherë kur nuk e presin dhe se kriza ekonomike po rrezikon seriozisht shtresën e mesme.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Si ju duket deri tani qeverisja e Ramës në kohë krize? A shihni veprime për të menaxhuar një situatë të vështire, apo si gjithmonë jemi në mëshirë të fatit?

Blendi Fevziu: Unë do të isha shumë herë më i shqetësuar sesa shoh kryeministrin, në raport me ekonominë këtë dimër. Mund të çojë një pjesë të shoqërisë së mesme në kufijtë e varfërisë. Mendoj se qeveria duhet të ishte pak më e kujdesshme. Shpresoj të fokusohen tek pensionistët, sepse kanë thënë se do të ketë disa paketa. Nuk e di si mund të jetojnë pensionistët. Kam takuar një zonjë me 78 mijë lek të vjetra pension. Shumica shkojnë për ilaçe. Jetojmë në shoqëri ku përpiqen fëmijët ti ndihmojnë nga emigrimi.

Ylli Rakipi: Mendoni se qeveria është e rrezikuar? A do të ketë përpjekje për rrëzimin e qeverisë?

Blendi Fevziu: Rama ndihet komod me opozitën, sepse mendon se janë dy persona që kanë probleme me perëndimin. Por, qeveritë e pësojnë më keq, kur mendojnë se janë më të sigurta se kurrë. E di që nuk janë të njëjtat rrethana, por e mbani mend në vitin 1997 kur nisën protestat dhe opozita doli dy javë me vonesë. Dolën njerëzit në rrugë. Ishte publiku dhe protestat. Kjo që i ka ndodhur opozitës shqiptare në 2019, largimi nga parlamenti dhe mospjesëmarrja në zgjedhje do të ketë kosto mbi 20 vjeçare.

Opozita do të kishte minimalisht 25 kandidatë potencialë për fitues dhe do të bënte betejë për të paktën 15.

Rama kërcënohet nga reagimi publik më shumë sesa nga opozita.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...