Krenari! Shkodrania 16-vjeçare me 50 kampionate të fituara, po shkëlqen në tenis

Ishte babai që e angazhoi në tenis por tashmë është kampione në këtë sport. Gresi Bajri nga Shkodra nisi të merrej me tenis që kur ishte 8 vjeç.

Sot në moshën 16 vjeçare mban mbi supe mbi 50 kampionate të fituara. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ajo rrëfeu rrugëtimin në këtë sport.

“Më ka prezantuar babi në moshë të re dhe e falenderoj shumë sepse nuk e imagjinoj veten pa sport në këtë pikë. E dalloja se do të vazhdoja tenis që në kampionatin e parë që pata rezultate të mira. Dhe e dija se do të arrij shumë mirë. Isha afërsisht 10 vjeçe.”, theksoi tenistja shkodrane.

Më tej, Gresi theksoi se qëllimi i saj janë studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kam plan të përqendrohem në mësime dhe sport. Dua të fitoj një bursë sportive në Amerikë. Kanë filluar të më kontaktojnë agjensi kolegjesh dhe do të mundohem të studioj andej.“, tha ajo.

Ajo është gjithashtu dhe kapitene e skuadrës së femrave në tenis. Duke folur për këtë, tenistja 16 vjeçare tha: “Më vjen shumë mirë që më ka takuar mua ta mbaj këtë titull por ka qenë dhe një përgjegjësi e madhe. Kam arritur ta menaxhoj mirë dhe mendoj se e kam merituar.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...