Habit shqiptari: Nëna më ka bërë nga rastësia, vjehrra është krijesa më e dashur në botë

Tema e dytë e diskutimit në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, lidhet me një dilemë që mund të lindë tani që ndodhemi në një krizë energjitike.

Nëse do ju duhej të zgjidhnit përdorimin e vetëm një prej këtyre pajisjeve, do të ishte tharësja që than flokët mamaja apo rezistenca ku ngroh këmbët vjehrra?Nasi, një telefonues nga Skrapari habit Aldon dhe gazetaret me përgjigjen e tij.

Ai thotë se vjehrra është gjithçka për të sepse i ka dhënë jetë bashkëshortes së tij.Nasi: Kjo është paksa delikate si pyetje. Aldo: Pse? Nasi: Sepse është shumë e vështirë zgjedhja. Aldo: Po tani, drejt kësaj po shkojmë plako, do kursejmë apo jo?

Nasi: Po mirë, do kursejmë, unë do përdorja rezistencën për vjehrrën. Aldo: Vërtet e ke? Nasi: Po, sepse të tërë ata burra që thonë “jo, unë vjehrrën s’e dua, tërrci-vërrci”, janë të tërë mashtruesa. Vjehrrat janë krijesat më të mira në këtë botë.Aldo: E para, nuk ka burrë që thotë nuk e dua vjehrrën pa pasur një shkak.

Nasi: Ashtu thonë të tërë ata. Unë e kam nga eksperienca ime miku im.Aldo: Që do të thotë? Nasi: Që do të thotë unë për vjehrrën bëj gjithçka. Nuk dua që të vuajë. Aldo: Po tani zgjedhja është mes vjehrrës dhe mamasë. Zgjidh.Nasi: Vjehrrën.

Aldo: Seriozisht e ke? Nasi: Po, seriozisht. Të betohem. Ajo ka bërë krijesën më të dashur të jetës time. Albana Çaushaj: Po ajo tjetra të ka bërë ty ndërkohë.Nasi: Po mirë, më ka bërë nga rastësia. Megi Latifi: Po mirë edhe ajo nga rastësia qenka bërë atëherë, nusja juaj.

Nasi: Po më ka bërë një dhuratë të jashtëzakonshme vjehrra mua. Pse mos të kujdesem për vjehrrën?Krejt papritur, Nasi bën me dije se vjehrra e tij nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sapo Aldo e pyet se çfarë problemi ka, ai fillon në të qara dhe mbyll videothirrjen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...