Cindy Marina: S’e mendoja kurrë se do lidhesha me një djalë shqiptar, por kur njoha Genarin…

Cindy Marina është një nga vajzat më të ëmbla të ekranit gjatë viteve të fundit.

Ajo është modele e suksesshme e firmave të njohura, brenda dhe jashtë vendit e tashmë është duke provuar veten në gazetarinë sportive. Ish- Miss Albania është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania” dhe që në natën e parë ajo arriti të merrte kupën e mbrëmjes.

Cindy ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ajo ka treguar më tepër rreth kësaj eksperience të re dhe po ashtu ka folur pak mbi lidhjen e saj shumë të përfolur me Genarin, djalin e ish-kryetares së parlamentit Jozefina Topallit. Ajo ka rrëfyer se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një shiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.

Rudina Magjistari: Ti e ke bërë publike në një postim në “Instagram” lidhjen me Genarin. Genar Topallin, i cili është djali i ish-kryetares sonë të parlamentit. Më trego pak për këtë lidhje, çfarë mund të thuash për këtë fazë ku jeni?

Cindy Marina: Kur vjen ky momenti i lidhjes gjithmonë mendoj pak më shumë. Unë jam pak më private me lidhjen time se dua ta mbaj për vete, se më duket se çdo aspekt tjetër të jetës njerëzit dinë çdo gjë. Lidhja jonë po shkon shumë mirë, Genari është një djalë i mrekullueshëm, kam shumë fat që e kam në krahë, sepse më mbështet në çdo aspekt, në çdo drejtim që unë dua të marr, ai është i pari që më thotë pse jo. Është gjithmonë mbështetës.

Rudina Magjistari: Edhe si çift jeni shumë simpatik, të dy të bukur. Duket se kombinoni shumë. Mbase dhe fakti që jeni të dy nga Shkodra, me origjinë andej, është edhe një arsye për të shkuar më mirë si çift me njëri-tjetrin apo jo?

Cindy Marina: Pse jo. Në fakt nuk kam menduar kurrë se mund të lidhem me një djalë shqiptar. Jo për ndonjë arsye, por duke qenë se jam rritur andej, nuk kisha shumë shoqëri me njerëz nga Shqipëria, por kur u takova me Genarin… Nuk e di ai ishte i veçantë për mua dhe gjeta atë.

Rudina Magjistari: Dashuria nuk komandohet./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...