Cindy Marina flet për Jozefina Topallin: Ajo është e…

Cindy Marina e ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka zbuluar më tepër rreth marrëdhënies së saj me djalin e Jozefina Topallit, Genarin. Ajo ka treguar se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe se Genari është një person shumë mbështetës.

E ngacmuar nga Rudina Magjistari, Cindy ka folur edhe për marrëdhënien me ish-kryetaren e parlamentit. Ajo rrëfen se e ka njohur Topallin para se të kishte lidhje me Genarin, pasi kishin patur njohje të herëshme familjare. Edhe pse ende nuk e quan vjehrrë, Cindy tregon se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje ndihet me fat që e ka njohur.

Rudina Magjistari: Po me zonjën Jozefina Topalli je takuar?

Cindy Marina: Patjetër që po. Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh.

Rudina Magjistari: Unë uroj që gjërat të shkojnë mirë dhe bukur dhe ju të merrni vendime të rëndësishme me njëri-tjetrin. Por do ishte një vjehrrë e shkëlqyer. Një vjehrrë shumë e bukur, e zonja.

Cindy Marina: Ju e dini.

Rudina Magjistari: Do ishe me shumë fat apo jo po ta mendosh në këtë drejtim. Do ishte ndoshta edhe një mikeshë për ty? Si e mendon?

Cindy Marina: Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshojë njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...