Zjarrfikësi hero i shpëton jetën foshnjes 6 muajshe te Fresku në Tiranë (video)

Një foshnjë vetëm 6-muajshe është shpëtuar mrekullisht nga zjarrfikësit e Tiranës pak minuta më aprë në një apartament në zonën e Freskut.

 

Foshnja kishte mbetur e mbyllur brenda apartamentit në një pallat, pasi nënës i ishte mbyllur dera dhe kishte mbetur jashtë.

 

Në pamundësi për të hyrë në shtëpi, nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikësve. Me ndërhyrjen e këtyre të fundit foshnja është nxjerrë jashtë me shkallë shëndoshë e mirë.

 

Veprimi i zjarrfikësve është shoqëruar me duartrokitje nga të pranishmit poshtë pallatit. Pamjet janë publikuar në Facebook nga drejtori i zjarrfikësve Tiranë, Shkëlqim Goxhaj.

 

Pavarësisht se bëjnë një punë heroike dhe shumë të vështirë, profesioni i zjarrfikësit është në ndër pak më të paguarit në Shqipëri.

 

Ata punojnë në kushte hsumë të ëvshtira, me mjete të vjetra, por gjithmonë janë në krye të detyrës për të dhënë ndihmën e tyre.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...