“Rritet” Greta Koçi, zbuloni sa mbush sot “16 vjeçarja e përjetshme”

Greta Koçi është rritur! Këngëtarja ndonëse në syrin e publikut ka mbetur 16 vjeç, ajo festoi ditëlindjen e e saj të 31-të.

 

Këngëtarja ka ndarë në Instagramin e saj një video ku krahas shkruan: “Është ditëlindja ime.”

 

Të shumtë kanë qenë fansat e artistes të cilët i kanë shprehur dashurinë me anë të urimeve në seksionin e komenteve.

 

Në pamundësi për t’u përgjigjur të gjithëve, Greta ka postuar një story ku falenderon Zotin për gjithçka ka dhe në veçanti fansat për urimet e bëra.

 

“Në këtë ditëlindje dua vetëm të falenderoj Zotin që jam dhe kam gjithçka që më duhet për të qenë e lumtur. Ps. Flm dhe juve që më uroni. Tek video e fundit që kam publikuar do të lexoj të gjitha urimet me shumë dashuri,”-shkruan Koçi.

 

Këngëtarja Greta Koçi gjatë një interviste televizive ka pohuar se tashmë është martuar dhe ka një jetë të re në Vjenë. Ajo tha se është shumë e lumtur, dhe se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.

 

Megjithatë, ajo pohoi se nuk ka pasur një ceremoni martesore, ndërsa nëse flitet për një bebe është gjithmonë i mirëpritur. Pas këtij lajmi, shumë pikëpyetje vijnë në mendje në lidhje me ceremoninë martesore, ku Greta shprehu se: “Kjo dëshiroj të ngelet personale, por janë kryer të gjitha adetet edhe familjare edhe zyrtare”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...