Përfshihet nga moti i keq, kryebashkiakët vënë alarmin: Të mbyllen shkollat në…

Moti i keq ka përfshirë Italinë këto ditë ku në zona të ndryshme ka pasur dhe përmbytje, por më e keqja duket se nuk ka ardhur ende.

 

Gjatë gjithë ditës së sotme, nuk kanë pushuar reshjet e shiut në jug të Italisë. Kryetarët e Bashkive në zonën e Napolit kanë urdhëruar mbylljen e shkollave përgjatë ditës së hënë, pasi pritet që moti i keq të përshkallëzohet edhe më tej.

 

Ndërkohë që gjatë ditës së nesërme pjesa më e madhe e Europës përfshirë edhe Shqipërinë do të ketë rrebeshe të vazhdueshme shiu.

 

Kujtojmë se sot është një ditë zgjedhjesh në Itali dhe shiu i rrëmbyeshëm nuk i ka penguar aspak italianët të shkojnë në qendrat e votimit.

 

Teksa qendrat e votimit në të gjithë vendin do të qëndrojnë të hapura deri vonë, në rrjet po qarkullon një foto e një qytetari në ishullin e Ischias, i cili po shkon të votojë me kanoe.

 

“Ndodh gjithandej, do të votoj me kanoe” shkruhet në postimin e publikuar në Facebook nga banori i ishullit i cili u përjetësua menjëherë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME