Nuk ishte i ftuar, gazetari Blendi Salaj tregon si shkoi pa ftesë në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe dasma e tyre mbrëmë bëri xhiron e gjithë mediave dhe portaleve.

 

Në dasmë ishin rreth 300 të ftuar, familjarë, politikanë dhe njerëz të shoubizit, por kishte dhe nga ata që ishin të paftuar.

 

Gazetari i njohur Blendi Salaj tregoi sot në “Wake Up” si përfundoi në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit pa qenë i ftuar fare.

 

“Si e diel që ishte vendosëm që së bashku me dy miqtë tani dhe fëmijët të shkonim për drekë diku. I takuam dhe vendosëm të shkonim në një Agroturizëm që nuk kishim qenë ndonjëherë.

 

Nuk e dinim ku ishte kështu që hapëm “Google Maps” dhe filluam të ecnim. Kur shohim që hymë në Shijak. Më në fund pas një rruge të gjatë arritëm.

 

Kur shohim disa shenja provizore që lexonin: Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit. “Mos”- thashë: “Qënka i mbyllur për eventin!” I morëm në telefon por sigurisht ishin mbyllur. Dhe kështu un shkova i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!”, tregoi Blendi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...