“Nuk ia fal vetes, që kam bërë 5 fëmijë që i nxora në dritë! Më është mërzitur jeta!

Anxhela nuk di as shkrim, as këndim, por gjeti një mënyrë për të kontaktuar “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe të rrëfejë historinë e saj.

 

“E diela shqiptare” në Tv Klan kësaj here është zhvendosur jashtë studios dhe ka shkuar drejt Teatrit të Operas dhe Baletit për ta takuar. Me një qese në dorë, Ardit Gjebrea takon Anxhelën, e cila nis të tregojë se si është të mbijetosh çdo ditë me lëmoshën e njerëzve, duar që zgjaten për ca monedha apo për të rrëmuar në koshat e mbeturinave.

 

Marsi dhe Ledioni, dy njerëz që panë vuajtjen e Anxhelës, vendosën t’i zgjasin dorën dhe ta ndihmojnë për ta nxjerrë nga rruga, për ta larguar nga lypja, kërkimi në koshat e mbeturinave apo kanaçet. Sic tregon Anxhela gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty”, por jo në studion në Tv Klan të ”E diela shqiptare”,por nga shtëpia e saj e dikurshme në lagjen “Bregu i Lumit”, ata shkuan deri atje. Një vend i improvizuar me mushama për t’u mbrojtur nga shiu dhe me një dollap për të bllokuar të ftohtin nga dritarja që nuk ndodhet aty.

 

Çifti bamirës shkoi herën e parë me disa gjëra të vogla për Anxhelën dhe familjen e saj, ndërsa kishin në mendje një plan më të madh. Nga ana tjetër, Anxhela rrëfen se është lodhur nga një jetë vetëm në luftë, por ka edhe një brengë të madhe që nuk ia fal vetes.

 

Anxhela: Më ka ardhur në datën 24 për Krishtlindje më kanë sjellë ushqime pafund. Ardit Gjebrea: Kushedi sa u gëzuan fëmijët!

 

Anxhela: Po, lloj-lloj gjërash, banane, gjalpë, çdo gjë më sollën. Nuk më thanë sërish që do më hiqnin që këtu, fare. Kur më thanë “Anxhela, çfarë do dëshiroje të kishe dhe të shikoj, vetëm loton?” I thashë, “ç’të dëshiroja? Do i lutesha Zotit të kisha vetëm një banesë se nuk kam çati mbi kokë.

 

Edhe të vdisja, t’i lija fëmijët me një çati mbi kokë, sado e pabanueshme, vetëm si vend ta kisha timen, mos t’i lija kështu fëmijët, në mes të katër rrugëve” sepse kam bërë një gabim më të madh që nuk ia fal vetes, që kam bërë 5 fëmijë që i nxora në dritë. Dhe këtë nuk ia fal vetes që i nxora në dritë sepse jeta është shumë e vështirë për t’i rritur. Nuk mbahet gjithmonë familja vetëm me plehra, me kanaçe, duke lypur.

 

Ardit Gjebrea: Anxhela, nuk ke mundur të bësh diçka tjetër? Anxhela: Ma gjeti Marsi edhe një punë për mua, pastruese, kam vajtur. Ardit Gjebrea: Përtej kësaj, ti për vete mendoje, apo nuk shikoje dritë jeshile fare?

 

Anxhela: Fare, fare. Tërë jeta më ka ikur, ç’të të them, më është mërzitur jeta, po ta them drejtësisht. Fare, më është lodhur edhe truri vetëm nga hallet, vetëm nga problemet. Shoqet e mia s’janë martuar akoma unë i futa vetes gjithë këto strese, gjithë këto halle./tvklan.al

Bukuroshja e rrjeteve sociale pjesë e “Big Brother Vip 2”

Një tjetër emër po qarkullon për pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Albania”. E dini për kë bëhet fjalë?   “Kryefjala.com” shkruan se pjesë e kastit do...

Ja cila eshte dita me me fat per muajin dhjetor per shenjen tuaj

Dashi   Gjatë kësaj dite do të shfaqni një lloj vetëbesimi dhe sigurie tek vetja që do të transmetohet kudo. Mund të jetë në anën tuaj...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ndahen 24 ditë pas dasmës, arsyeja e këtij çifti do u lërë pa fjalë…

Për Adrianon flitet sërish. Ish-ylli i Interit është ndarë...

Rrëfime rrëqethëse/ Vajzat shqiptare po martohen për para, ja si po funksionon ky biznes

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe...

(Video) Artistja shqiptare habit me rrëfimin: E kam blerë tokën ku do varrosem dhe …

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj, pas nje kohe te...