“MARKATA E RUSIT”, PROBLEME PA ZGJIDHJE

Tezga të amortizuara të sajuara me duart e tyre, baltë kudo ku ato tregtojnë.

Kjo është gjendja në markatën e Rusit, teksa dimri po vjen dhe reshjet e shiut kanë nisur. Në një bisedë me tregtarët, ata shprehen se situata në të cilën ndodhen është tepër e vështirë dhe askush nuk po merr masa për zgjidhjen e problemeve.

Përveç tregtarëve ata që rrezikohen më shumë janë pikërisht qytetarët të cilët i konsumojnë këto produkte. Ata shprehen që gjendja në të cilën ndodhet tregu i frikëson edhe më shumë për produktet të cilat po konsumojnë. Qytetarët kërkojnë që bashkia të vërë dorë për përmirësimin e kushteve higjenike të këtij tregu.

Pavarësisht se është folur shumë rreth këtyre problematikave, pasi kanë kaluar vetëm pak kohë kur përfaqësues të bashkisë kanë premtuar përmirësimin e kushteve në tregun e Rusit, tregtarët sërish ndodhen në mëshirë të fatit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...