IGJEUM: SHKODRA E RREZIKUAR NGA PËRMBYTJET

Shkodra është një prej qarqeve në të cilin pritet që të ketë përmbytje si shkak i reshjeve të dendura të shiut.

Instituti i Gjeoshkencës IGJEUM më 26 shtator por edhe një ditë më parë e ka listuar Shkodrën si një prej qarqeve i cili mund të preket nga përmbytjet në zona të ndryshme. Bashkë me Shkodrën sipas parashikimeve të IGJEUM të rrezikuara janë edhe qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë,

Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër si rezultat i reshjeve shumë intensive. Pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës, lum Drin në Lezhë dhe lumi Shkumbin pritet një rritje e prurjeve gjë e cila mund të shkaktojë më pas edhe përmbytjet.

Ndërkohë parashikimi i motit nga METO bën të ditur se gjatë 26 shtatorit dhe më 27 shtator ka reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës, lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa mesatare deri në lokalisht intensive në qarqet Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë. Reshjet shoqërohen me shtrëngata në pothuajse të gjitha qarqet të shoqëruara edhe me temeperatura relativisht të ulta kryesisht në zonat malore.

Ajo që i është kërkuar bashkive të qarkut Shkodër dhe bashkive të tjera që mund të preken nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të marrin masat e duhura dhe të jenë në gatishmëri bashkë me emergjencat civile në mënyrë që dëmet të jenë sa më të vogla në zonat që uji mund të vërshojë si dhe të sigurohet jeta e çdo qytetari në rast të ndonjë rreziku të mundshëm. Dy javë më parë një pjesë e qytetit dhe disa fshatra të qarkut Shkodër u prekën nga përmbytjet si shkak i reshjeve të dendura të shiut, situatë e cila rrezikon që të përsëritet sipas parashikimeve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...