Humbi vajzën 12-vjeçare në aksident dhe u vodh nga kushëriri, Eni Çobani: Ka Zot, por ka edhe ligj! Të premtoj se…

Bardhyli humbi vajzën e tij 12-vjeçare në një aksident 6 vite më parë.

 

Nga dhimbja, u largua për në Francë dhe procesin e dëmshpërblimit ia la ta ndiqte kushëririt të tij. Ky i fundit, siç u zbulua gjatë seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”, nga shuma 135 milionë, i ka dorëzuar 50 milionë cash në dorë babait të Bardhylit, Ibrahimit.

 

Babë e bir u përplasën në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse Ibrahimi nuk e besonte që Selimi, nipi i tij të ketë vjedhur paratë. Bardhyli, i ka kërkuar paratë babait të tij, por ai thotë se ia ka dhënë të gjitha. Situatën e zgjidh Eni Çobani.

 

Eni Çobani: Që nesër, bashkë me Bardhin, më vjen shumë keq, kërkoj edhe bashkëpunimin e zotit Ibrahim, do bëjmë një kallëzim penal pranë prokurorisë së rrethi gjyqësor Tiranë për zotin Selim Sala, por njëkohësisht edhe për avokatët përkatës. Njëkohësisht, në bazë të të gjithë dokumentacionit të paraqitur në këtë seancë ndërmjetësimi, do të shkojmë të paraqitemi dhe do të themi vetëm të vërtetën, do të shohim se ku ka shkuar kjo shumë.

 

Zoti Selim Sala, në qoftë se nuk erdhe këtu, në prokurori do vish se e ke detyrim ligjor dhe atje do të marrim vesh të vërtetën e madhe që në qoftë se ju nuk vini, do t’ua them unë shqiptarëve. Pra, ku kanë shkuar lekët e vajzës 12-vjeçare? 50 milionë ia ke lënë Ibrahimit pa prokurë, cash në dorë, 85 milionë zotëri, në qoftë se i ke marrë dhe i ke ngrënë, ka dhe Zot, por ka edhe ligj, kështu që do të përgjigjesh deri në fund për 85 milionët e Bardhit.

 

Bardhi edhe mund të ikë sepse ka edhe një djalë, edhe një vajzë, por unë jam këtu dhe deri në fund Bardhi, të premtoj me shumë emocion, që unë nuk do të të jap thjesht dhe vetëm atë që të takon, por do të të jap mbi të gjitha atë çlirim shpirtëror që ti ke për humbjen e vajzës që ti ke dhe shumën, që dhe shuma që ti ke fituar, po e them në fund, është pak për humbjen që ke pësuar./tvklan.al

Sot nënë e dy fëmijëve por duket njësoj, e gjeni dot cila është këngëtarja shqiptare 22 vite më parë

Vitin ikin shpejt, por me Ledina Çelon koha është treguar bujare.   Kengëtarja, e cila tani i dedikohet familjes jashtë Shqipërisë ka ndarë me miqtë një...

Biskota me qumësht Panda. Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë!

Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë, për përgatitjen e këtyre biskotave fantastike! Hidhini një sy recetës më poshtë. Me siguri fëmijët...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...