“Hiqjani aparaturat se po vuan, s’ka jetë më”, mes lotëve babai rrëfen vdekjen e së bijës 12-vjeçare

Bardhyli është një baba që 6 vite më parë ka humbur vajzën e tij 12-vjeçare në një aksident. Sot, ai ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babanë e tij, Ibrahimin.

 

Përballja në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan nuk është aspak e lehtë, ndërsa në publik ndodhet edhe bashkëshortja e Bardhylit, Lavdia. Si fillim, mes lotëve, ai nis të rrëfejë ngjarjen e tmerrshme që ka shenjuar jetën e tyre.

 

Bardhyl: Në datën 26 Qershor të 2016 më ka bërë vajza aksident. U nis nga shtëpia, kishim dasmë, martuam mbesën, u nis ditën tjetër për të ikur. I dhashë prokurën vëllait tim për të ikur në Korfuz. Gjatë rrugës, ka bërë aksident në Qafë-Muzinë, aty e ka bërë aksidentin.

 

Eni Çobani: Dhe nga të gjithë njerëzit që ndodheshin në makinë, vetëm vajza juaj humbi jetën.

 

Bardhyl: Vetëm vajza ime.

 

Eni Çobani: Në moshën?

 

Bardhyl: Në moshën 12-vjeçare. Duke parë televizor, ishte vëllai tjetër nga shtëpia e vet, pashë makinën me targa greke, ka bërë aksident.

 

Eni Çobani: Ju e patë në televizor lajmin?

 

Bardhyl: Po. Kur kam shkuar në spitalin e Gjirokastrës, ç’të shihja më? Mirë që më ka mbajtur Zoti mendjen. I thashë atyre doktorëve “hiqjani aparaturat se kjo po vuan, s’ka jetë më”. E puth babi se edhe e kemi bezdisur këto ditë, edhe ajo nuk ndihet mirë atje, na e bëj hallall se ai që na e ka bërë, do dalë e vërteta, të vërtetën do ta gjesh ti zonja Eni.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...