Gazetari: Punoj në TV me rrogë të mirë dhe prapë s’i paguaj dot dhomat në Dhërmi, kush i paguan? Çunat e Londrës

Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka sa herë është i ftuar në emisione të ndryshme, bën deklarata të forta që sjellin debate të gjata.

 

I ftuar sot në rubrikën “Trotuar” në “E diell” në Top Channel, Sharka bëri disa deklarata të forta në lidhje me temën e diskutimit rreth fenomenit të ikjes në Londër me gomone.

 

“Unë jam i sigurt 100 për qind se paraja blen lumturinë. Pse e them unë këtë? Sepse çunat shqiptarë duke jetuar në Shqipëri, duke ndenjur aty te lagja, ku shohin që ajo vajza e bukur nuk ia var, kur shohin një tjetër me makinë të shtrenjtë dhe nuk e blejnë dot, çfarë bëjnë?

 

Zgjedhin të pasurohen në mënyrë të menjëhershme. Unë jam i sigurt që në mënyrë të ngadalshme, me një rrogë në muaj, në Shqipëri nuk mund të pasurohesh kurrë.

 

E unë them shyqyr që janë çunat e Londrës, sepse është një ministri e mirëfilltë financash në Shqipëri që sjell lëvizje të paparë leku.Po të mos ishin çunat e Londrës, e para njëherë pjeshkat e Instagramit nuk do ekzistonin.

 

Unë punoj në TV dhe janë rrogat më të mira se disa të tjerëve. Unë nuk i paguaj dot dhomat në Dhërmi, kush i paguan? Çunat e Londrës”, tha Sharka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...