(FOTO) Detaji që ju ka shpëtuar nga paraqitja e VIP-ave në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuan mbrëmjen e 25 shtatorit dashurinë e tyre 9-vjeçare në një dasmë përrallore që duket të jetë dasma e vitit.

 

Dyshja zgjodhën ta realizonin ceremoninë e tyre në natyrë, ku nuk mungoi edhe darka me shumë surpriza. Mesa duket Armina dhe Shkëlzeni janë shumë tradicional dhe këtë e treguan nga ushqimi tek kërcimet në festën e tyre.

 

Në këtë ditë të veçantë me to gëzuan rreth 300 të ftuar ndër to edhe shumë VIP-a. Krahas personazheve të njohur të ekranit, nuk munguan dhe shumë figura politike. Dalina Buzi, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Rudina Hajdari, Julian Deda, Valdrin Sahiti, Olta Gixhari, Agnesa Vuthaj, Floriana Garo, Albana Vokshi ishin vetëm disa nga të ftuarit.

 

Çfarë u vu re tek ato ishte veshja që kishin zgjedhur, ku pjesa dërrmuese ishin me fustane ose kostume në ngjyrë të zezë. Nuk mund të themi se ky ishte kodi i veshjes, pasi ndonëse dominoi kishte të ftuar të tjerë që mbanin veshur edhe ngjyra të tjera.

 

Kujtojmë që më herët Mevlani dekraroi se zgjodhën shtatorin për të kurorëzuar dashurinë e tyre, pasi të dyve iu pëlqen vjeshta.

 

Blogerja tregoi gjithashtu se pas dasmës do të vazhdojë të mbajë mbiemrin e saj.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...