Çfarë…? Alban Ramosaj dhe Ronela Hajati në “Shihemi në Gjyq”?

Që Ardit Gjebrea ka plot surpriza për ne këtë sezon televiziv këtë e kishim kuptuar por që do merrte Ronela Hajatin dhe Alban Ramosajn në “Shihemi në Gjyq”, këtë s’na e kishte marrë mendja. Dhe në fakt ende nuk na e merr, edhe pse Arditi ka bërë një postim që të bën konfuz në rrjetet sociale.

 

Ai ka publikuar një foto të dy artistëve bashkë, Ronelës dhe Albanit, të cilët duket si në prapaskenën e një programi tek e “E Diela Shqiptare”, teksa bashkangjitur pozës së tyre shkruan: “Gati për Shihemi në Gjyq? Apo mos është efekti dashurisë magjike?”.

 

Që artistët të jenë në rubrikën e njohur të Eni Cobanit, kjo ka pak ose aspak gjasa që të ndodhë. Megjithatë pas përballjes së fortë artistike në Festivalin e RTSH fundvitin e shkuar për vendin e parë, nuk do ishte edhe aq cudi…

 

Megjithatë postimi i Gjebreas mund të merret si konfirmim që ata do të jenë konkurentë në “Kënga Magjike”. Ramosaj e kishte bërë me dije edhe më parë këtë, por për Ronelën nuk dihej asnjë informacion. Për më tepër që fotoja e Arditit ngre dyshime të tjera, për shembull a do të jenë në bashkëpunim? Duke qenë se shpesh punojnë me të njejtët kompozitorë apo shtëpi produksioni është një mundësi.

 

Por mund të jenë edhe përballë njëri-tjetrit në konkurim dhe këtë vit do të shohim një tjetër garë të fortë. Ose mundet që Ronela të jetë kujdesur për projektin e Albanit dhe është vetëm bashkëpunëtore e tij në këtë rast.

 

Sa shumë pyetje dhe sa pak përgjigje që kemi, por cfarë të bëjmë duhet të presim. E për ta mbyllur, strategjia e marketingut e Gjebreas për festivalin e këtij viti, duket që tani se është në nivel tjetër…

 

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së BBV

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së Big Brother Vip. Brahimi është aktor humori. Ai u prit nga Luizi, ndërsa ky...

Luizi mirëpret Tanin: Ditë të zeza do vijnë në këtë shtëpi

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së Big Brother Vip. Brahimi është aktor humori. Ai u prit me puthje nga Luizi,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Luizi mirëpret Tanin: Ditë të zeza do vijnë në këtë shtëpi

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet...

“Ty të manipuloi Luizi”/ Debat mes banorëve për Armaldon dhe Luizin

Një bisedë që nisi me batuta, përfundoi keq mes...

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së BBV

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet...

Ofendoi Kiarën, Amosi justifikon veten: Nga nervozizmi njeriu mund të gabojë

Amos nuk kishte biletë vajte-ardhje. Ai u shpreh në...