Më në fund, Rosela Gjylbegu shfaqet publikisht me personin që i ka vjedhur zemrën (FOTO)

Po flasim për Rosela Gjylbegun, e cila ka surprizuar me postimin e saj të fundit. Ndonëse shpesh i ka kënduar dashurisë, kjo pjesë tek ajo ka qenë një enigmë për publikun shqiptar.

 

Deri më sot, të paktën! Disa orë më parë ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar një foto krah partnerit të saj, të cilit nuk ka zgjedhur t’ia zbulojë portretin.

 

Krahas imazhit të ëmbël, Rosela ka vendosur dy zemra të kuqe.

 

Kujtojmë që artisja kohëve të fundit nuk ka qenë aktive në projektet e saj të reja muzikore. Momentalisht ajo duket se është e fokusuar ndaj punës në administratën shtetërore, profesion që tashmë Rosela e ushtron prej më shumë se dhjetë vitesh.

 

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, këngëtarja shprehu pakënaqësinë e saj në lidhje me muzikën dhe cilësisë që artistat sjellin ditën e sotme. Sipas Gjylbegut muzika sa vjen dhe po përkeqësohet, materialet që sillen përçojnë dhunë apo agresitivitet.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...