Bëri bujë në ekranin shqiptar në vitin ’90, si duket sot “Xhulja” (FOTO LAJM)

“Përgjithmonë Xhulia” (1989), serial televiziv italian, u transmetua në Shqipëri fillim të viteve ’90 dhe u kthye në fiksimin e kujtdo. Edhe unë, lindur në vitet ’90, kam dëgjuar për “Përgjithmonë Xhulia”. Kush ka nevojë për një freskim të memories, gjen fabulën në fund të artikullit.

 

Roli i Xhulias luhet nga aktorja amerikane Tahnee Welch. Ishte roli i pestë në karrierën e saj të shkurtër, me vetëm 20 tituj. Në fillimet e karrierës, fitoi një rol të rëndësishëm në filmat e Ron Howard, “Cocoon” dhe “Cocoon: The Return”. Tahnee nga ana tjetër, hoqi dorë nga jeta publike dhe nga kinematografia në vitin 2000.

 

Xhulia u kthye në ikonë në Shqipëri tridhjetë vite më parë dhe një prej fansave të saj arriti të bëjë një foto me të.

 

Tahnee është 60 vjeçe, edhe pse nuk duket. Nuk dihet shumë për jetën e saj personale. Ajo u martua vetëm një herë me aktorin Jared Harris, në vitin 1991. Martesa e tyre përfundoi në divorc pas pesë vitesh. Ajo nuk ka asnjë fëmijë. Tahnee donte të bëhej e famshme si e ëma, por nuk ishte e lumtur si e bija e një ylli botëror.

 

“Përgjithmonë Xhulia” (1989): Ngjarjet ndodhin në Italinë e viteve 1940. Carmen de Blasco, e martuar me një fashist, bie në dashuri me një mik të babait, me partizanin e ri Armando Zani. Në fund të luftës, Carmen sjell në jetë vajzën e tyre, Xhulia, e sërish vendos të kthehet te bashkëshorti.

 

Dy dekada më vonë, Xhulia bie në dashuri me studentin Ermes Corsini e pavarësisht kësaj, ai vendos të martohet me trashëgimtaren e pasur e egoiste, Marta Montini. Vite dhe një martesë e dështuar më vonë, Xhulia ribashkohet me dashurinë e jetës. Ermes është i lodhur nga Marta, kështu që nis një lidhje jashtëmartësore me Xhulian. Një ditë, ajo diagnostikohet me një sëmundje të tmerrshme…

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...