(Video) Ia ka dedikuar gjyshes, Laura Pausini preket nga mënyra se si këndoi e reja nuk lëviste dot

Këngëtarja e njohur e muzikës italiane Laura Pausini ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në premierën e sezonit të ri të “The Voice”.

 

Ajo ishte e ngurtësuar, e palëvizshme, e paaftë për të reaguar kur dëgjonte “En cambio, no” të interpretuar nga Alba Ed-Dounia. Butoni nuk mundi të aktivizohej. Laura nuk mundi të kthehej…

 

E reja ia kushtoi këtë interpretim gjyshes së saj të ndjerë, që u nda nga jeta së fundi, por artistja italiane nuk u kthye për ta rr ëmbyer në ekipin e saj për shkak të një situate komplekse, që iu desh të arsyetonte më vonë.

 

Pausini dha shpjegimet e saj: “Ishte një moment shumë delikat në jetën time. Të mendoj se kjo vajzë ka zgjedhur atë këngë më bën të ndihem mirë”.

 

Ndërsa Laura Pausini ishte e shtangur, e paaftë për të artikuluar dhe bërë një lëvizje të vetme, pjesa tjetër e jurisë e aktivizuan butonin. Së pari Pablo dhe Antonio u kthyen pothuajse në të njëjtën kohë, pak më vonë edhe Luis Fonsi.

 

Dhe italianja vazhdonte të shpjegonte ndjenjat e saj. “Ti fol, unë nuk mundem”, – vuri në dukje me zë të thyer, kur konkurrentja mbaroi së kënduari.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...