(Video) Ia ka dedikuar gjyshes, Laura Pausini preket nga mënyra se si këndoi e reja nuk lëviste dot

Këngëtarja e njohur e muzikës italiane Laura Pausini ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në premierën e sezonit të ri të “The Voice”.

 

Ajo ishte e ngurtësuar, e palëvizshme, e paaftë për të reaguar kur dëgjonte “En cambio, no” të interpretuar nga Alba Ed-Dounia. Butoni nuk mundi të aktivizohej. Laura nuk mundi të kthehej…

 

E reja ia kushtoi këtë interpretim gjyshes së saj të ndjerë, që u nda nga jeta së fundi, por artistja italiane nuk u kthye për ta rr ëmbyer në ekipin e saj për shkak të një situate komplekse, që iu desh të arsyetonte më vonë.

 

Pausini dha shpjegimet e saj: “Ishte një moment shumë delikat në jetën time. Të mendoj se kjo vajzë ka zgjedhur atë këngë më bën të ndihem mirë”.

 

Ndërsa Laura Pausini ishte e shtangur, e paaftë për të artikuluar dhe bërë një lëvizje të vetme, pjesa tjetër e jurisë e aktivizuan butonin. Së pari Pablo dhe Antonio u kthyen pothuajse në të njëjtën kohë, pak më vonë edhe Luis Fonsi.

 

Dhe italianja vazhdonte të shpjegonte ndjenjat e saj. “Ti fol, unë nuk mundem”, – vuri në dukje me zë të thyer, kur konkurrentja mbaroi së kënduari.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ndahen 24 ditë pas dasmës, arsyeja e këtij çifti do u lërë pa fjalë…

Për Adrianon flitet sërish. Ish-ylli i Interit është ndarë...

Rrëfime rrëqethëse/ Vajzat shqiptare po martohen për para, ja si po funksionon ky biznes

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe...

(Video) Artistja shqiptare habit me rrëfimin: E kam blerë tokën ku do varrosem dhe …

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj, pas nje kohe te...