U nisën drejt Berlinit, por avioni i la në…/ Qytetarët: “Wizz Air” kompani bastarde, nuk janë korrekt

“Wizz Air Albania” është denoncuar përsëri në redaksinë tonë lidhur me shërbimin jo korrekt dhe skandaloz që ofron për qytetarët të cilët e zgjedhin për të udhëtuar.

 

Kësaj here janë dy qytetarë të cilët ankohen në redaksinë tonë për të njëjtin problem që kanë hasur pas udhëtimit me kompaninë.

 

Qytetarët shprehen se dje, 23 shtator 2022, në orën 18:55 kanë pasur fluturimin nga Tirana drejt Berlinit, mirëpo kompania i ka njoftuar për shtyrjen orarit ët fluturimit me vonesë.

 

Ata thonë se nga ora 18:55 që ishte vendosur të bëhej nisja nga Tirana, kompania ka njoftuar shtyrjen në orën 20:00, mirëpo në të vërtetë, avioni ka nisur fluturimin në orën 20:50.

 

Sikur të mos mjaftonte moskorrektësia tek orari i nisjes, qytetarët ankohen se kompania nuk i ka dërguar në Berlin aty ku ishte destinacioni, por i ka zbritur në aeroportin e Hanoverit.

 

Kalvari i vuajtjeve me këtë kompani të denoncuar shumë herë në JOQ, nuk mbaron këtu pasi qytetarët shprehen se “Wizz Air Albania” nuk u ka dhënë valixhet duke thënë se do i mbanin.

 

Qytetarët të cilët ndodhen në Hanover, kërkojnë që instancat të marrin masa për këtë kompani e cila i ka lënë në mes të rrugës, pa mbajtur përgjegjësi dhe pa u dhënë zgjidhje.

 

 

Qytetari për JOQ:

Pershendetje JOQ Doja te denoncoja ngjarjen e rradhes ,te Wizz Air. Dje ne oren 18:55 kishim fluturimin drejt Berlinit. Pak ore perpara “kompania ” na lajmeroi qe fluturimi do shtyhet per ne oren 20:00. U nisem ne oren 20:50 dhe ne momentin qe po behej gati avioni te ulej na lajmeruan qe sapo zbritem ne aeroportin e Hannoverit, nderkohe qe destinacioni yne ishte Berlini. Na zbriten pa na dhene asnje lloj shpjegimi dhe na thane qe te benim ç’ te donim pasi kompania nuk do na pergjigjej per me tej.

 

E tmerrshme, te shihje femije te shkaterruar te lene ne mes te rruges pa asnje zgjidhje. Pa te keqen e kesaj, ato nuk shkarkuan as bagazhet ,por thjesht thane qe do mund ti merrnim ne aeroportin e Berlinit. A nuk eshte e mundur qe dikush te marre masa ndaj kesaj kompanie, qe perveçse ka çmimet me te shtrenjta , po lë dhe njerezit neper rruge ? Anonim ju lutem.

 

 

Një tjetër qytetar për redaksinë tonë:

Pershendetje, desha te bej nje denoncim kompanin me bastarde qe ka pasur ndonjeher ne Shqiperi. Wizz air, ne daten 23 kishim nisjen Tirane-Berlin ne oren 18:55 , si perfundim mire qe u nisem ne oren 9e gjysem ne dark me 2 ore e gjysem vonese, por pa pike turpi na lajmerojn ne fund te rruges qe nuk do zbresim ne Berlin por ne Hannover sepse nuk mund te ulet dot ne Berlin.

 

Na than qe do ta zgjidhi wizz air rrugen e autobusit do ju gjej autobuz, dolem pastaj sa dolem nuk na dha valixhet duke then ne autopolant qe valixhet sot nuk dalin por do kthehen ne Shqiperi pastaj ne Berlin.

 

Mire kjo por flet perseri dhe thot firma Wizz air nuk mban pergjegjesi per Biletat e trenit apo autobuzit duhet ti paguani vet. Na ka lene ne mess te rruges ne mes te hannoverit edhe pa shpjegime pa buke me probleme mennjerez qe nuk kan mundsi te presin dot bileta Ju bej thirje si vellezer te gjithve ta shmangin kete kompani bastarde kta ordinera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...