U nda i shoqi dhe la Poloninë për Shqipërinë, Natalia: Mos ikni këtu ka shumë të mira

Natalie është një vajzë nga Polonia me të cilën u njohëm në “Abc e Pasdites” me Ermal Peccin. Ajo rrëfeu historinë e saj që e lidh ngushtë me Shqipërinë. Sot ajo udhëton mes Shqipërisë dhe Polonisë gati çdo muaj dhe është e dashuruar me Thethin, vendin e parë që ka vizituar në shtetin tonë.

 

“Unë u ndava nga bashkëshorti dhe doja të ndjehesha e lirë. Shqipëria më zgjodhi mua. Udhëtoja mes Shqipërisë dhe Polonisë, e gjatë kësaj kohe ne u divorcuam dhe kjo është tashmë jeta ime e bukur. E gjithë kjo ka ndodhur vetëm një vit më parë.” – rrëfeu Natalie mbi ngjarjet që i kanë ndryshuar jetën.

 

Por në një kohë ku rinia shqiptare gjithmonë e më tepër dëshiron të largohet nga vendi, Natalie u shpreh se ajo sheh shumë paqe dhe bukuri këtu. Ajo vlerëson faktin që Shqipëria nuk është ende aq e urbanizuar dhe sheh shumë potencial për të ardhmen. Madje u bën thirrje shqiptarëve që mos të largohen.

 

“Shqipëria është shumë e bukur që nuk është kaq europiane dhe mua më pëlqen kjo gjë. Këtu i gjen të gjitha. Jetoj në qendër të Shkodrës dhe mund të dëgjoj gjelin në mëngjes. Djathin mund ta bësh vetë, kjo është e jashtëzakonshme. Unë i kuptoj të rinjtë që kanë nevojë të zhvillohen por unë shoh një potencial shumë të madh në këtë vend. Mos u largoni, qëndroni këtu dhe dashurohuni me Shqipërinë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...