Turistja gjermane bëhet “shqiptare”, fik makinën në mes të rrugës dhe shkon për të pirë kafe

Një ngjarje aspak e zakonshme dhe normale është regjistruar dje në aksin Sarandë – Butrint, pranë vendit të njohur si Kanali i Çukës.

 

Ka qenë pikërisht një turiste nga Gjermania, e cila ka bllokuar qarkullimin e gjithë automjeteve të tjera që kalonin në këtë aks për një arsye tipike “shqiptare”.

 

Sipas informacioneve nga burime të pranishme në vendngjarje, turistja e ndaloi makinën në mes të rrugës, tek ura dhe kjo thjesht për të pirë një kafe.

 

Qytetarët që kërkonin të lirohet rruga dhe të qarkullonin lirshëm, kanë kontaktuar me policinë për ndihmë, që të vinte të zhbllokonte trafikun e krijuar.

 

Më pas situata është zgjidhur dhe qarkullimi i makinave në këtë aks ka vijuar normalisht, por ngjarja iu bëri përshtypje të gjithëve.

 

Zakonisht turistët gjermanë janë shumë korrekt në sjelljet e tyre, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë shqetësim kjo turiste apo ka mësuar nga shqiptarët që nuk e kanë problem të ndalojnë kur dhe si të duan në mes të rrugës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...