Transgjinori shqiptar: Nuk përdor urban, nuk jam i sigurt dhe familja ime është në panik gjithë kohës

Në emisionin “Jo vetëm modë”, ka qenë i ftuar David Cuka, një transngjinor i cili ka bërë një ekspozitë me fotografi, ku përfshihen portrete gjithëpërfshirëse shqiptare.

 

Davidi përtej projektit të tij, ka folur edhe për jetën dhe vështirësitë që has në Shqipëri. Ai tregon se që në momentin që ka dalë hapur si transgjinor, nuk udhëton më me transportin publik dhe kudo që shkon, shkon me frikë dhe për të Shqipëria nuk është një vend i sigurt.

 

David Cuka: Që kur kam dalë haptazi më mungojnë shumë gjëra që kam bërë më herët. Për shembull të dalën vetëm, të përdorurit transport publik, të mund të dal në një event dhe të mos frikësohem apo të mos shikoj që dikush tjetër të ketë qëllime dashakeqe për faktin se jam ky që jam.

 

Orinda Huta: Do e braktisësh Shqipërinë?

 

David Cuka: Më lëndon shumë fakti që do e lë Shqipërinë sepse unë dua të punoj dhe kontribuoj në vendin tim, por është një nevojë e imja. Unë nuk jam i sigurt në Shqipëri, nuk ndihem aspak i sigurt për të jetuar në Shqipëri. Familjarët e mi janë gjatë gjithë kohës në panik se do më ndodhë diçka tjetër ose jo dhe kur ty të mungon liria, të dalit si një qytetar është shumë e vështirë.

 

Po edhe për shkak të tranzicionit, në Shqipëri nuk është e mundur që unë ta vazhdoj, që do të thotë pjesa e tranzicionit, e nisjes së testosteroneve që unë dua t’i bëj. Shpresoj që atje ku të shkoj të fle pak i qetë në mënyrë që mos të përndiqem nga njerëz të tjerë për vetëm për faktin që jam vetja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ndahen 24 ditë pas dasmës, arsyeja e këtij çifti do u lërë pa fjalë…

Për Adrianon flitet sërish. Ish-ylli i Interit është ndarë...

Rrëfime rrëqethëse/ Vajzat shqiptare po martohen për para, ja si po funksionon ky biznes

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe...

(Video) Artistja shqiptare habit me rrëfimin: E kam blerë tokën ku do varrosem dhe …

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj, pas nje kohe te...