Saimir Strati, “I mikpritun n’Shkodër”/ Artisti i njohur solli disa nga punimet e vlerësuara nga Guinness

Nga Mario Gjini

 

Pasditja e së premtes ishte e veçantë në mjediset e galerisë “Oda” për shkak të ekspozitës së çelur nga mjeshtri i mozaikut, Saimir Strati i cili me punimet e tij të veçanta me materiale të ndryshme ka arritur të fitojë plot 11 herë çertifikatën e vlerësimit nga Libri i Rekordeve Guinness si asnjë shqiptar tjetër më parë.

 

 

Pasi përshëndeti të pranishmit në fjalën hapëse, Rozafa Shpuza, drejtuesja e galerisë “Oda” u ndal në mënyrë të veçantë në kuptimin e titullit që i dha ekspozitës së artistit Saimir Strati, “I mikpritun n’Shkodër”.Nga ana e tij, artisti i njohur e konsideroi si një mikpritje shpirtërore ftesën e bërë për të sjellë veprat e tij artistike këtu në Shkodër.

 

Në 22 punimet artistike të ekspozitës së ndërtuar me gozhda, gurë qelqi nga deti, tapa, kokrrat e kafesë etj. vërehet një tablo e natyrës shqiptare në katër stinët e saj duke sjellë pranverën e Drilonit, verën përmes blusë së detit, vjeshtën e Apolonisë apo dimrin e Valbonës, portretet njerëzore e deri tek mesazhet e paqes përmes mozaikut të luftës në Ukrainë.

 

 

Saimir Strati thotë se vendi ynë është i pasur sa i përket mozaikëve të sipërfaqshëm por edhe të atyre të nëndheshëm që presin për t’u zbuluar megjithatë ai thotë se duhet bërë më shumë për t’i vlerësuar edhe njerëzit që merren me to.

 

Vlerësim të madh për punën e Saimir Stratit shpreh edhe piktori i njohur Myftar Cubi, njëkohësisht edhe mik i afërt me artistin.Artisti Saimir Strati po punon këto kohë për realizimin e një projekti të lidhur me promovimin e mozaikëve të Shqipërisë në Itali dhe vendet e Bashkimit Europian dhe pavarësisht ndërprerjes për shkak të pandemisë ai i është rikthyer sërish punës artistike me qëllim për të nderuar sa më shumë vendin e tij siç e ka bërë më së miri deri më tani.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...